16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Profeti Muhamed para 1438 këshilloi të pihet uji ulur, shkenca e konfirmon sot!

Më të lexuarat

Pas 1438 viteve, shkencëtarët kanë konfirmuar përfitimet shëndetësore të ujit kur ju e pini ulur dhe që e vërteton atë që Profeti Muhamed (as) na mësoi!
SHIKONI VIDEON dhe sigurohuni që ju të zbatoni këtë këshillë dhe ta mësojnë të tjerët.
Thotë Muhamedi a.s. ” Nëse njerëzit do ta dinin se çfarë dëmi i shkakton lukthit pirja e ujit në këmbë menjëherë do ta vjellnin gjithë atë që e kanë pirë ”
(Abdurezzak 10/427 Hadithi 19588)

SHPJEGIMET SHKENCORE:

Pozita e lukthit tek njerëzit ndryshon gjatë pozicionit në këmbë dhe ulur. Nuk është e njëjtë pozita që merr lukthi teksa njeriu është në këmbë dhe kur është ulur. Nëse një njeri e pinë ujin në këmbë, atëherë uji shkon direkt në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Në anën tjetër nëse uji pihet ulur, atëherë së pari ai grumbullohet në lukth përzihet me acidin e lukthit duke ngordhur mikrobet dhe më pas kalon në zorrën dymbëdhjetëgishtore. Pra, pirja e ujit ulur është një mënyrë parandaluese nga disa infeksione.
Njerëzit që pinë ujë ulur, janë të mbrojtur nga shumë sëmundje. Ndërsa ata që duke qëndruar në këmbë pinë ujë pakontrolluar, janë në rrezik më të madh.

Muhamedi a.s. na këshilloi si të pihet uji:

1) Pini ujë me dorë të djathtë.
2) Pini ujë duke qenë ulur.
3) Filloni pirjen e ujit me “Bismilah” me emër të Zotit.
4) Shiko ujin para se të pihet (mos ka dicka te ndotur).
5) Pini ujë me 3 gllënka .
6) Pas përfunduar duke thënë: “Al-hamdulilah”. Falenderimit i takon Zotit.

Përpiloi A. Hoxha

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit