15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Profeti Muhamed (alejhi selam) në Hinduizëm

Më të lexuarat

Pundit Vedaprakash Upadhyay, një profesor hindu, në librin e tij magjepsës Kalki Avatar pohon se përshkrimet e personit Kalki Avatar të gjetura në librat e shenjta të religjionit Hindu përputhen me personin e Profetit të Shenjtë Muhamed. Sipas besimeve hinduse Kalki do të jetë inkarnimi i njëzetekatër i Vishnu Bhaguan.
Ky libër është publikuar tash vonë në Indi. Libri u bë qendër e diskutimeve dhe thashethemeve gjithandej vendit.Autori i librit Pundit Vedaprakash Upadhyay, është një profesor hindu mjaft i zoti dhe i famshëm. Ai është Hindu Brahmin dhe me origjinë nga Bengali. Është studiues dhe hulumtues pranë Universitetit të Allahabadit.Pas shumë vitesh hulumtimi në librat e shenjtë hindu Veda, Purna dhe Upanishade, ai e publikoi librin e përmendur, dhe jo më pak se tetë ekspertë e kanë vërtetuar dhe i kanë dëshmuar argumentet e tij si autentike. Sipas besimit hindu, bota hinduse e pret ‘udhëzuesin dhe liderin’ e quajtur Kalki Avatar. Sidoqoftë përshkrimet e dhëna në shkrimet e shenjta hinduse të qojnë vetëm tek një person, Muhamedi a.s.. Kështu që hindusët në tërë botën nuk duhet të presin ende për ardhjen e Kalki Avatarit por duhet krahëhapur ta pranojnë Profetin Muhamed si Kalki Avatar.Ajo çka autori thotë është se hindusët, të cilët ende janë duke pritur arritjen e Kalki Avatarit, janë thjeshtë duke e bërë vetveten subjekt të një pritjeje të pafundme. Sepse një i dërguar i tillë veçse ka ardhur dhe e ka lënë këtë botë katërmbëdhjetë shekuj më herët. Autori i jep këto fakte të forta nga Vedat dhe librat e tjera të shenjta hinduse, për të mbështetur pohimet e tij:

Në shkrimet e shenjta Hinduse, thuhet se Kalki Avatari do të jetë profeti i fundit i Zotit në tokë. Ai do të vijë si udhëzues për të gjitha botërat dhe të gjitha qeniet njerëzore (Rahmetul-lil-Alemin).

Sipas besimit hindus parashikimi i lindjes së Kalki Avatarit do të ndodhë në shkretëtirë e cila është regjion Arab.

Indikacionet rreth Kalki Avatarit të dhëna në librat fetare hindusë thonë se ai do të lindë në ditën e 12 të muajit. Profeti Muhamed ka lindur më 12 të muajit Rebiul-evel (Kalendari hixhri).

Në librat e hindusëve, emrat e babait dhe nënës së Kalki Avatarit janë dhënë si Vishnu-Bhagat dhe Sumaani, respektivisht. Nëse i studiojmë kuptimet e këtyre emrave do të vijmë në disa përfundime interesante:

Vishnu do të thotë Zot ndërsa Bhagat ka kuptimin rob, pra së bashku kemi rob i Zotit. Emri i babait të profetit Muhamed është Abdullah dhe në arabisht kuptimi i këtij emri është pikërisht rob i Allahut (Zotit).

Summani ka kuptimin paqe ose prehje. Emri i nënës së profetit ishte Amina dhe në arabisht e ka kuptimin e paqes gjithashtu.

Në librin e shenjtë Hindu, Veda, thuhet se lindja e Kalki Avatarit do të ngjajë në një fis të nderuar. Kjo në mënyrë të përsosur i përshtatet fisit Kurejsh ku lindi profeti Muhamed.

Në librat fetare hinduse është përmendur se ushqimi kryesor i Kalki Avatar do të jenë ullinjtë dhe se ai do të jetë personi më i nderuar dhe më i besueshëm në atë vend. Pa dyshim Profetit Muhamed a.s. me brohori i janë përshkruar këto veçori.

Pastaj aty thuhet se Perëndia do ta mësojë Kalki Avatarin nëpërmjet një të dërguari (engjëlli) të Tij në shpellë. Allahu e mësoi Profetin Muhamed a.s. nëpërmjet engjëllit Xhebrail në shpellën e njohur si Hira.

Zoti do t’ia japë Kalki Avatarit një kalë shumë të shpejtë për të udhëtuar me të nëpër shtatë qiejt. Kjo është indikacion i kalit – burakut dhe natës së Miraxhit kur Profeti Muhamed udhëtoi nëpër shtatë qiejt.

Zoti do t’i sigurojë Kalki Avatarit ndihmë hyjnore. Kjo është vërtetuar në luftërat e Bedrit dhe Uhudit.

Librat fetare Hindu thonë se Kalki Avatari do të jetë ngasës i shkëlqyeshëm i kuajve dhe shpatar i shkathtë. Autori këtu e tërheqë vëmendjen e hindusëve me faktin se ditët e njëmendta të kuajve dhe shpatave kanë kaluar nja 14 shekuj më herët dhe vështirë të presësh akoma në kohët e sotme një shpatar apo ngasës kuajsh me ato cilësi. (Kohët e tashme janë kohëra të predhave dhe raketave).

Aromë e këndshme do të vijë nga trupi i Kalki Avatar. Njashtu nga trupi i Profetit Muhamed rrezatonte aromë e këndshme.

Autori ka dhënë mjaft fakte dhe argumente në favor të pohimit të tij se Kalki Avatar është në fakt Profeti Muhamed a.s. Kështu që do të ishte gabim për hindusët që ta presin akoma Kalki Avatar-in.

Tora tek Ligji i Përtërirë 18:15 sikur edhe Ungjilli i Gjonit 14:16, 15:26 dhe 16:7 gjithashtu e parashikojnë ardhjen e Profetit Muhamed. Shkrimet e shenjta budiste dhe perse poashtu e përmendin ardhjen e tij.

Ky pohim është i mjaftueshëm për hindusët që ta pranojnë Islamin dhe t’i pasojnë mësimet e Kalki-t të cilat gjenden në Kur’an.

Shkruar nga Abdul Waheed Khan

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit