7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Profesori turk: ju rrëfej pasojat e humbjes së Ballkanit nga Perandoria Osmane

Më të lexuarat

Doc. Dr. Hasip Saygili, pedagog pranë Universitetit “Fatih Sulltan Mehmet” në Stamboll, ishte i ftuar në Tv Akit për të shpjeguar eksperiencën e tij si oficer në Prizren, aty nga viti 2007, dhe si përfqsues i Kreut të Delegacionit Turk në Prishtinë në vitin 2010. Aty, ai foli dhe mbi rolin e kontributin e shqiptarëve në Perandorinë Osmane, dhimbjen e humbjes së pjesës europianë të perandorisë, Ballkanit, dhe ndikimin e pasojat e kësaj humbjeje për shqiptarët dhe në veçanti për komunitetin turk të Kosovës.

Profesori Hasip Saygili, në hyrje të emisionit shpjegoi që nuk mjafton vetëm ana teorike për të studiuar dhe kuptuar një hapësirë të caktuar gjeografike, porse është me shumë rëndësi qofte edhe për një kohë të shkurtër, që të vizitohet vendi për të cilën je i interesuar ta studiosh, në mënyrë që informacioni dhe qasja të mos mbetet sipërfaqsore dhe e mangët.

“Personalisht, vetëm kur kam kam vizituar Kosovën dhe Maqedoninë, kur kam parë hapësirën gjeografike atje, njerëzit, trashëgimine osmane (çezmat, xhamitë, pllakat e varrezave), kam kuptuar thellësisht se çfarë kemi humbur me humbjen e Luftës së Ballkanit. Kur i sheh të gjitha këto e kupton që në Ballkan, – dhe këtë e them jo në kuptim negativ – akoma shëtit një “fantazmë” osmane. Edhe pse ka 100 vite e ca që jemi tërhequr, që jemi ndarë nga Ballkani, prania turke është aty dhe hfaqet kudo. Në Kosovë jo vetëm pakicat turke por edhe një përqindje shumë e madhe e popullsise vendase, dhe sidomos flas për Prizrenit, flasin në gjuhën turke”.

Profesori e konsideron një humbje të thellë dhe një turp të madh humbjen e pjesës europiane, pjesës më efiçente të Perandorise Osmane, në vitin 1912.

“Lufta e Ballkanit, e përsëris, ishte një fatkeqësi e madhe. Këtu humbëm dhe Kosovën që kaloi nën administrimin e serbëve, bullgarëve, dhe për një kohë shumë të shkurtër, muslimanët atje e kuptuan se çfarë do të thoshte të jesh nën sundimin e jomuslimanëve. Për këtë arsye, në Prizren filluan të bëhen thirrje që sulltani të vinte e t’i sundonte përsëri ato zona, kjo nëpërmjet këngëve:

“Aman Sulltan Reshat eja dhe na shpëto”,

Administrimin që na dhe ti, serbi nuk ta dhuron

Aman eja Sulltan Reshat, eja dhe na shpëto…

Sulltan Reshati, në thirrjen për luftë që bëri në Luftën e Parë Botërore, iu përgjigjën më shumë se 50.000 vullnetarë ballkanas, nga këto rreth 40.000 ishin shqiptarë. Këto nuk iu bashkuan ushtrise për para. Madje deri në Stamboll erdhën me mundësite e veta dhe luftuan trimërisht në disa beteja.

Për mbledhjen e ushtarëve dua t’ju shpjegoj dhe një ngjarje tjetër: në momentin që këndoheshin këngët ‘Eja Sulltan Reshati dhe na shpëto’, në gusht të vitit 1914, në Mitrovicë e ndodhur nën sundimin e serbëve, për ushtrinë e Serbisë mblidheshin “vullnetarë” muslimanë. Në fakt ata nuk shkonin me dëshirë, por merreshin me forcë për t’iu bashkuar ushtrisë serbe dhe, çfarë është më interesante, muftinjtë e xhamive urdhëroheshin që të bënin lutje me xhemat që ushtria serbe të dilte fitimtare”.

Këtu profesori kujton me dhimbje, por në të njëjtën kohë dhe me krenari, heroizmin e nje imami xhamie në Mitrovicë, hafiz Arif Efendiut, i cili edhe pse e dinte rrezikun që e priste, e kundërshton këtë urdhër duke thënë: ‘të ndihmosh një shtet të huaj si Serbia, nuk është e denjë për besimin tonë’. Ngaqë e tha këtë, brenda në xhami trupin e tij e copëtuan dhe e hodhën në Ibër.

Për këtë, profesori i ka drejtuar kërkesë Ministrisë së Fesë në Turqi, që në kujtim të këtij imami, t’i jepet emri Arif Efendi një xhamie të re që mund të ndërtohet, apo dhe një çezme.

“Me terheqjen e plotë të Perandorisë nga Ballkani, filluan periudha të vështira për turqit atje dhe shumë prejk tyre, së bashku me shumë shqiptarë erdhën në Turqi. Prania e popullsise turke u pakësua në Ballkan. Një problem shumë i madh me të cilën përballen turqit-shtetas të Kosovës, është arsimimi. Ata pavarësisht se jetojnë në Kosove, shumica në një mënyrë të papranueshme nuk shkruan dot gjuhën shqipe, gjuhën e vendit ku jetojnë. Në administratë, për të zgjidhur punët e tyre kërkojne përkthyes”.

Nga ana tjetër, profesor Hasip Saygili, vlerëson raportet turko-shqiptare në Kosovë.

“Marrëdhënia dhe lidhja mes komunitetit turk dhe atij shqiptar në Kosove vazhdon akoma. Në 2007-ën po kthehesha nga Gjakova në Prizren. Në rrugë hasa një ambulant që shiste perime. Ndaluam makinën dhe dërguam diku nga ne te merrte perime. Dhe kur u kthye na tha që ‘nuk u mora dot vesh me shitësin sepse ai fliste vetëm shqip, por në këmbim të asaj që mora nuk mbajti asnje lek. Ngaqë kishte parë në veshjen e tij flamurin turk, nga respekti nuk kishte pranuar në këmbim asgjë. Ndërkohë, ne media, në burokraci, në qeveri, në literaturë, për gjithë fatkeqesitë e ardhura pas Perandorisë, fajësojnë vetë Perandorinë, duke e quajtur atë pushtuese, apo dhe diktuese me forcë në konvertimin e tyre në muslimanë. Dhe kështu është krijuar një bindje, sidomos te elitat, se nëse nuk do ishin të pushtuar nga osmanët, ata do ishin një shtet karakteristik europian. Turqia këtë lloj panorame duhet ta shikojë dhe të mendojë se si mund ta çrënjosë këtë bindje të gënjeshtërt, për të ofruar të vërtetën e qartë e të madhe të saj, gjatë sundimit në Ballkan”, përfundoi rëfimin e tij e qasjen e tij profesori turk.

Përgatiti Alketa Gjoni – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit