Profesori nga Prishtina e jep një “ders” të fortë

0
407

Ne rrefimet profetike te Islamit eshte nje personazh, i cili quhet muflis. Ne kendveshtrimin tim ky eshte personazhi me interesant dhe me domenethenes ne tere teologjine islame, e vecanerisht ne fushen e etikes. Muflisi, me pak fjale, e pershkruan fetarin e perkushtuar ritualisht, por i cili ka deshtuar qe me njerezit te ndertoje raportet e duhura morale, pavaresisht fese, etnise, races, nacionalitetit ose cfaredo identiteti tjeter qe ata mund te kene.

Sipas ketij rrefimi, i cili ne ortodoksine islame njihet si i vertete, per shkak se transmetohet nga Muslimi, profeti Muhamed i pyet te pranishmit: “kush eshte muflisi?”. Ata i pergjigjen: “ne mesin tone muflisi eshte ai, te cilit nuk i ka mbete asnje dirhem (pare)”. Profeti vazhdon: “Ne umetin tim, muflisi eshte ai i cili ne Diten e Gjykimit vjen me namaz, agjerim dhe zekat. Por [per sa kohe qe i ka kryer keto rite] ai i ka ofenduar njerezit, i ka akuzuar pa fakte, ka ngrene pasurine e tyre, iu ka derdhur gjakun etj. Keshtu, sevapet e fituara nga kryerja e obligimeve rituale, i barten viktimave [te muflisit]. Nese ato nuk i mjaftojne qe te barazohet, atehere gjynahet e viktimave i barten muflisit. Pastaj ai [muflisi] futet ne Zjarr”.

Cila eshte domethenia kryesore e ketij rrefimi? Ne kendveshtrimin tim, e madje per kete mund te gjesh argumente te shkaperderdhura doktrinare edhe perbrenda teologjise islame, Zoti nuk i fale mekatet qe njerezit bejne ndaj njeri-tjetrit, sepse kjo do te ishte padrejtesi nga ana e Tij. Nejse, paradoksalisht une nuk e di se cfare mekate mund te jene ato ndaj Zotit, perpos moskryerja e riteve. Te gjitha mekatet qe feja i ndalon, realisht jane mekate te njerezve ndaj njerezve, si genjeshtra, ofendimi, vjedhja, vrasja etj. Pra, feja nuk eshte asgje me teper se sa rregullim i raporteve ndernjerezore permes Zotit, sikurse shteti modern eshte rregullim i raporteve ndernjerezore permes Ligjit. Aspektet shpirterore po i le anash, sepse nuk jane pjese e ketij postimi, megjithese edhe ato, sociologjikisht, mund te shpjegohen ne kontekst te permiresimit te sjelljes njerezore.

Pra, Zoti eshte i drejte dhe do te ishte padrejtesi nga ana e Tij nese i fale, ta zeme, hajnine e nje politikani ndaj popullit. S’ka lidhje nese ai falet, agjeron etj. ngase kryerja e riteve ne vetvete nuk eshte kurrfare garance per shpetim. Qysh verejtem, muflisi u fut ne ferrin e perjetshem jo per shkak se nuk i kreu detyrimet ndaj Zotit, por per shkak se viktimat e tij nuk ia falen atij. Pra nuk eshte Zoti ai qe te fute ne zjarr, por njerezit, te cileve iu bene dem.

S’ka mekat ndaj Zotit qe eshte me i madh se meshira e Tij, por s’ka mekat ndaj njeriut qe eshte mbi drejtesine e Tij.

Domethene, Zoti nuk nderhyne ndermjet njerezve ndryshe perpos si Gjykates qe zbaton drejtesine absolute. Ne kete kuptim, po qe se i ke bere dem dikujt dhe ai nuk ta fale, atehere ate s’mundet me ta kompenzu as namazi, as agjerimi etj. pra, rrjedhimisht as Zoti. Kjo eshte edhe arsyeja pse ne kulturen tone “kerkimi i hallallit para se te vdes” ose kur themi “ishalla ua ka ba hallall” eshte shume i rendesishem. Ngase kjo do te thote qe do te mbetesh peng i faljes dhe meshires se tij, me c’rast as Zoti s’ka cfare t’beje. Prandaj, ke kujdes si sillesh me njerezit, sepse si sillem une ndaj Zotit lerja Atij ate pune.

Domethenia e ketij rrefimi do t’i jepte Islamit nje perparesi te pakrahasueshme ne fushen e etikes ne raport me religjionet tjera. Mirepo, fatkeqesisht, mesazhi etik, te cilin e bart ky personazh permes ketij rrefimi, ka mbete shume pak i levruar ne teorine e moralit islam dhe ne fikh (jurisprudenca islame).

Ne realitet kemi nje praktike shume te larget nga ky rrefim. Kete rrefim mund ta degjosh shume rralle ne predikimet islame sot. Shume me teper mund te hasesh ne predikimet, te cilat faljen e mekateve nga namazi ne namaz, nga ramazani ne ramazan etj. e bejne shume te lehte. Ky lloj i predikimit ka prodhuar fetare te perkushtuar ne kryerjen e riteve por te pandjeshem ne raportet me njerez, sidomos me ata qe kane identitete tjera joislame. Ka prodhuar psikologjine e faljes se mekateve me lehtesi te padurueshme. Njejte me letrat e indulgjences ne Mesjeten e vonshme. Prandaj ne cuditemi pse ka fetare qe edhe falen edhe, ta zeme, ofendojne, shajne ose ne raste me ekstreme edhe vjedhin, derdhin gjak etj. T’kuptohemi, kjo ka edhe shpjegim sociologjik, i cili shperndarjen e praktikave devijante e sheh edhe permes mesatareve statistikore. Por une i mora vetem sa per ilustrim.

Ardian Gola