7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Profesori Milazim Krasniqi ia mëson statistikat kryeministrit

Më të lexuarat

Debati i fundit i hapur, ku kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj për një TV serbe ka thënë se shqiptarët nuk janë musliman, ka ngritur një debat në arenën kosovare. I fundit që ka shkruar tërthorazi ka qenë edhe profesori Milazim Krasniqi i cili si një profesor ia ka kujtuar Haradinajt se statistikat flasin, e jo që ai ka agjendë: “Numri i qytetarëve të Kosovës, të regjistruar sipas përkatësisë fetare, mars 2011:
Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind/ Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind/Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind/Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind/Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind/Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind. (Komentet jashtë shifrave zyrtare janë punë e pahijshme dhe e kotë. Lufta kundër realitetit mishërohet më së miri me figurën e Don Kishotit. Ai është tragjik, ndërsa duket komik.)”

 

Ai edhe para disa orëve ka shkruar një status për politikanët që luajnë me Islamfobinë duke thënë: “Politikanët shqiptarë të Kosovës, kur proklamojnë islamofobinë, bëjnë dy gjëra të ulwta e para, e fyejnë popullin e vet e dyta, e dobësojnë veten politikisht dhe asisoj bëhen më lehtë kukulla në duart e të tjerëve. Edhe nëse njerëzit e fyer prej etiketimeve të tyre të padrejta e të padenja, nuk ua thonë këtë të vërtetë, ajo shihet, ndihet e dihet. (N’daçi merrni vesh, n’daçi shtini veshët n’lesh, ju o ahmakëlerë!”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit