7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Profesori ia tregon vendin Enver Robellit?

Më të lexuarat

Përmbajtja

Enver Robelli paska shkrue se Xherdan Shaqiri është budallë(!) dhe qenka tregue analfabet(!) pasi që para shikuesve të Zvicrrës paska thënë “elhamdulillah”, dhe se, Xherdani nuk merr erë se çfarë mesazhi ka përçue tek zvicrranët(!)

Kshyre ti nihere patriotin!

E çfarë mesazhi paska përçue Xherdan Shaqiri, ore zotni?

Hajt tregona!

Po ti?

Ti çfarë mesazhi po do me përçue, kujt po ja dedikon e kujt po do ma ja shitë atë mesazh?

Ku ja paska qëllu e të paska pengue “elhamdulillahi” i Xherdan Shaqirit bash sonte kur e mujtëm Serbinë?

Meqë ti po marrshe erë?!?

A e din ti se Xhedan Shaqiri bile edhe namaz falë dhe vjen prej një familje patriotike që e din erën edhe të kombit edhe të fesë?

***

Shqipfolësve si ky nuk u pengon fare (dhe nuk duhet t’i pengojë) nëse çdo i dyti lojtar në këtë kampionat e gjetiu hyn e del nga fusha duke u kryque por i pengon Xherdani jonë që thotë elhamdullilah(!)

Çka janë tu dashtë këta njerëz prej neve?

Kah janë nisë e ku po dojnë me shkue?

Qysh po jav merr mendja këtyre gardianëve të Zvicrrës e të tjerëve se nëse themi elhamdullilah, qenkemi budallë e s’marrim erë, e nëse nuk themi, apo eventualisht kryqohemi, jemi të edukuar dhe jobudallë?

Kujt, kujt po i shesin pallavra këta njerëz?

Zvicrranëve?

A?

A nuk na njohin neve zvicrranët?

Përse këta njerëz bëjnë kështu?

Si është e mundur që këta njerëz të janë në gjendje të mendojnë kështu mbase edhe në këso momente që as mund të përshkruhen nga gëzimi, momente këto që na ngritën në këmbë,na shashtrisën e na lanë pa gjumë duke i thënë Zotit elhamdullilah e duke festuar?

Si është e mundur të mos kenë fuqinë e aftësinë e ta fshehin islamofobinë bile në këso raste e të mos tentojnë të fusin përqarje mes nesh?

Çfarë shpirti kanë këta shqipfolës?

Shporruni nga ne o ju të mjerë! Ikni nga ne e merruni me punët tuaja, por jo të na idhëtoni edhe në çastet më të lumtura, në këto qaste që rrallë herë kështu po na bie t’i përjetojmë!

P/S: Sa për informim! Enver Robelli më kishte blloku kohë më parë. Këtë e mësova vetëm sot, dhe, mirë kishte bërë që më kishte blloku!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit