5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Profesori i UP-së :”Tesbihtë, flamuri kombëtar, xhamia-sexhadja e murit, është identiteti fetar e kombëtar i familjes Jashari dhe i mbi 96% i shqiptarëve

Më të lexuarat

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Haradinaj, se shqiptarët jetojnë si të krishterë dhe se familja e tij kanë qenë katolik dhe mbiemri i tyre ka qenë Gjoka, që ka tërhjekur paralelizëm me mbiemrin Gjokoviq të serbëve, raporton Drenica Sot.

E kjo deklaratë e kryeministrit Haradinaj ka hasur në kundërshti të mëdha në opinionin publik në Kosovë.
I njejtë ka qenë reagimi edhe i profesorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Gëzim Qerimi, i cili ka reaguar lidhur me këto deklarata.

Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook të Komandantit Legjendar Adem Jashari, ku shihen simbole islame dhe flamuri kombëtar, raporton Drenica Sot.
Profesori Qerimi ka thënë se ky është identiteti i shqiptarëve të Kosovës të cilët përbëjnë 96 % të popullësisë së vendit.

Ndryshe profesori Qerimi ka kundërshtuar politikën fyese dhe kundërshtuese ndaj Fesë Islame, që gjithashtu ka kundërshtuar edhe Islamin Politik. /drenicasot

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit