10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Profesori i UP-së, noton studentin në kafene

Më të lexuarat

Profesorët e Universitetit të Prishtinës manipulojnë me statusin e këtij universiteti, duke notuar studentët jashtë objektit të UP-së. Kjo është dokumentuar në një incizim amator, ku profesori i jep notën në kafene një studenti, i cili vijon studimet pos-diplomike në degën e Historisë.
Sipas, nënkryetarit të organizatës Paqja Studentore, Arjan Ademi kjo video është bërë nga një aktivist i kësaj organizate dhe aty profesori që shkruan notën, pyet studentin se çfarë notash dëshiron t’i shkruajë.

“Kjo video flet shumë qartë se në Universitetin e Prishtinës nuk respektohet statuti i këtij universiteti. Notat nuk guxojnë të shkruhen jashtë objektit të Universitetit të Prishtinës, aq më pak nëpër kafene dhe kjo është dëshmia më e mirë se profesorët, të cilët i drejton ky rektor, manipulojnë fuqishëm dhe pa asnjë fije turpi me statusin e Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Ademi, transmeton Kosovapress.

Ademi shtoi se rektori Mujë Rugova dhe prorektorët e UP-së, gjatë tërë mandatit kanë keqpërdorur buxhetin e UP-së, sidomos kohëve të fundit duke blerë tituj për universitetin që ai drejton, duke manipuluar opinionin, se kinse UP-ja ka shënuar një avancim në studime gjatë mandatit të tij.

“Këto çmime blihen pa asnjë fije turpi, me para të studentëve dhe atë hiq me pak se 10.900 euro. 7000 euro avance për rektorin Rugova dhe prorektorin Naser Mrasori, 3900 euro për blerjen e çmimit dhe nga shtatë mëditje për rektorin Rugova dhe prorektorin Mrasori”, ka thënë Ademi.

Ai shtoi se dëshmi kryesore që titulli është blerë janë paret e transferuara nga xhirollogaria e PU-së drejt kontos së Iniciativës për Biznes, e cila është një organizatë që jep çmime kryesisht për firma nga Rusia, India dhe Kina.

Po ashtu, Ademi i bëri thirrje rektorit dhe prorektorëve që të japin dorëheqje të menjëhershme, sepse janë duke rënduar gjendjen edhe ashtu të renduar në Universitetin e Prishtinës. Po ashtu, ai kërkoi nga organet e rendit që të fillojnë një hetim për keqpërdorime të buxhetit në UP.

Nënkryetari tjetër i Paqes Studentore për degë, Nehat Gashi tha se Paqja studentore reagon fuqishëm kundër vendimit të Këshillit Qendror Zgjedhor të UP-së lidhur me komisionerët nëpër të gjitha qendrat e votimit, ku ka më shumë se një vendvotim, që sipas tij, ky vendim bie ndesh me rregulloren e zgjedhjeve dhe dëmton rënd procesin zgjedhor.

Ai po ashtu, bëri thirrje që të ndryshohet ky vendim deri nesër, në të kundërtën, do të organizojnë protestë para Rektoratit, duke qëndruar aty deri në shfuqizimin e këtij vendimi./Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit