7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Procesi mësimor në UP shtyhet deri më 15 qershor

Më të lexuarat

Senati i UP-së ka vendosur ta shtyjë procesin mësimor deri me 15 qershor “për shkak të humbjes së orëve mësimore, gjatë periudhës dimërore”. Me këtë është shtyrë edhe afati i provimeve, të cilat do të mbahen pas 15 qershorit.

Senati i UP-së, pos miratimit të Statutit të ri, të hënën, ka vendosur që ta shtojë edhe numrin e kandidatëve për studimet në doktoraturë.

”Është marrë vendim që numri i kandidatëve për studime në doktoraturë të rritet proporcionalisht me mundësitë e stafit akademik ekzistues dhe hapësirës fizike”, ka thënë nëpërmjet një komunikate zëdhënësja e UP-së, Ferdane Llonçari, derisa ka saktësuar se krejt kjo do të bëhet në harmonizim me kriteret që mbështeten në Rregulloren për studime të doktoratës. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit