15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Problemet teknike ngadalësojnë qasjen në Google dhe YouTube

Më të lexuarat

Në Turqi dhe disa shtete të Ballkanit është ngadalësuar qasja në internet, veçanërisht në Google, YouTube dhe Gmail pas dreke.

 

ANKARA (AA) – Mësohet se është riparuar problemi i qasjes në motorin e kërkimit të Internetit Google, ueb faqen për shpërndarjen e videove YouTube dhe aplikacioni për e-mail Gmail. Ky problem është shkaktuar nga dështimi teknik në infrastrukturën fiber në Bullgari, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, në Turqi dhe disa shtete të Ballkanit është ngadalësuar qasja në internet, veçanërisht në Google, YouTube dhe Gmail pas dreke.
Mësohet se ngadalësimi në fjalë është shkaktuar nga dështimi teknik në infrastrukturën fiber në Bullgari.

Pas një kohe qasja në këto aplikacione dhe në internet u normalizua.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit