Problemet me placentën

0
52

Placenta është organ i cili formohet në murin e brendshëm të mitrës menjëherë pas konceptimit. Përmes placentës, fryti merr materiet ushqyese dhe oksigjenin, ndërsa hedh mbeturinat e prodhuara nga fryti. Normalisht placenta është e vendosur lartë në mitër, ndërsa gjithsejtë në rreth 1 % të shtatzënive ndodhet poshtë në mitër, duke arritur gjer në brendësi të qafës së mitrës , apo duke e mbuluar atë pjesërisht apo plotësisht, kjo dukuri njihet si «placenta previa (praevia).

Nëse vërehet para javës së 20 të shtatzënisë, ndoshta do të tërhiqet gjer në javën e 32 të shtatzënisë – kjo ndodh në 90 % të rasteve, por në ato 10 % të shtatzënive tek të cilat mbetet e ngulitur ulët apo mbulon qafën, mund të paraqet problem domethënës.

Faktorët rrezikues për zhvillimin e placenta previas janë, operimi i mëhershëm cezarian, aborti paraprak me vakum, numri i madh i shtatzënive të mëparshme, mosha e vjetër e shtatzënës (tek gratë më të moshuara kjo lajmërohet shpesh),shtatzënia me shumë fryte (e shpeshtë është edhe tek binjakët dhe trenjakët).

Çfarë komplikimesh mund të paraqiten?
Komplikimet të cilat mund të shkaktojnë placenta previa mund të jenë serioze edhe për nënën edhe për foshnjën, ku më së shpeshti paraqitet gjakderdhja, e cila mund ta rrezikojë shtatzënën. Gjakderdhja tek placenta previa mund të jetë shkaktare për lindjen e parakohshme, gjë që paraqet rrezik potencial për frytin.

Simptoma e placenta previas është gjakderdhja e papritur e cila nuk përcjellet me dhembje, dhe mund të jetë me intensitet të fortë apo edhe shumë të lehtë. Mund të lajmërohet edhe në tremujorin e dytë, por më së shpeshti në të tretin. Gratë me placenta previa, e cila mbulon qafën, lindin me operim cezarian.
Është e rëndësishme që, nëse e dini me saktësi që placentën e keni të ngulitur ulët duhet ti shmangeni aktiviteteve të lodhshme, shmangni marrëdhëniet seksuale dhe vizitat vaginal, dhe çfarë është më e rëndësishme, lajmëroni mjekun menjëherë pas gjakderdhjes, çfarëdo qoftë ajo.
Çfarë është shkëputja e parakohshme e placentës?
Shkëputja e parakohshme e placentës – amputimi, është një ndër komplikimet më të rënda të shtatzënisë, e cila mund të dëmtojë jetën e foshnjës dhe nënës.

Ajo paraqet gjakderdhjen në mes të placentës dhe mitrës, çfarë shpie gjer tek shkëputja, zvogëlon rrjedhjen e materieve ushqyese dhe oksigjenit tek foshnja. Kjo mund të shkaktojë edhe vdekjen, dhe nëse gjakderdhja nuk ndalet, ajo zgjerohet dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e shtatzënës, nëse nuk reagohet me kohë.
Nëse vëreni gjakderdhje, të përcjellë me dhembje në pjesën e poshtme të stomakut, ndërsa mitra është e fortë, MENJËHERË shkoni në spital.kohaislame