4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Problemet e shëndetit mendor, rritet numri i fëmijëve të hospitalizuar

Më të lexuarat

Raporti më i ri në Angli tregon se shumë fëmijë po shtrohen në spitale lidhur me probleme të shëndetit mendor, por që faktikisht nuk e kanë të nevojshme.

Hulumtimet për Komisionerin e Fëmijëve në Angli zbuluan se fëmijët shpesh nuk ishin në gjendje të merrnin shërbimin e duhur në shkollë dhe në komunitet.

Kjo ka bërë që fëmijët të përfundojnë në institucione të tilla, ndonjëherë për muaj apo vite.

Sipas raportit, qëndrimi i fëmijëve me aftësi ndryshe ose me autizëm zgjatej më shumë.

Anne Longfield tha se qeveritë e njëpasnjëshme u përpoqën të zgjidhin problemin, por numri i fëmijëve në spitalet e shëndetit mendor mbetet i lartë.

“Fëmijët, familjet dhe stafi që punojnë në këtë fushë po flasin sërish për mënyrën se si dështimi për të siguruar mbështetje të përshtatshme për fëmijët kur ata janë në shkollë dhe veçanërisht kur ata arrijnë një pikë krize, ka kontribuar në pranimet e papërshtatshme të tyre në spitale”, tha ajo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit