Problematika e prerjes cezariane

0
104

Hulumtimet kanë dëshmuar se çdo i dhjeti fëmijë, i cili në botë vjen në botë përmes prerjes cezariane në javën e 37 të shtatzënisë, ka problem me sistemin e frymëmarrjes. Prandaj prerja duhet të jetë zgjidhja e fundit, pra vetëm nëse duhet detyrimisht.

Të porsalindurit të cilët kanë ardhur në këtë botë me anë të prerjes cezariane, do të kenë më shpesh probleme me sistemin e frymëmarrjes gjatë disa muajve të parë të jetës, për dallim nga foshnjat e lindura në mënyrë të zakonshme, ka dëshmuar një studim i shkencëtarëve gjermanë.

Problemet serioze të frymëmarrjes, të cilat lidhen me sistemin respirator janë pesë herë më të shpeshta në mesin e fëmijëve të lindur me prerje cezariane, kanë dëshmuar shkencëtarët e Shoqatës për pneumologji dhe probleme të frymëmarrjes në Werne.

“Problemi sigurisht shkaktohet për shkak të mungesës së rritjes së katekolaminave (hormoneve të gjëndrave mbiveshkore)”, vlerëson profesori Dieter Koehler, kryetar i Këshillit Shkencor të Shoqatës, transmeton Telegrafi.

Këto hormone të stresit lirohen në organizmin e nënës gjatë lindjes së zakonshme, për shkak të dhimbjeve që shkaktohen gjatë kohës së mundimeve. Ato sigurojnë edhe që deri tek mushkëritë e fetusit të depërtojë më pak lëng dhe nxisin prodhimin e një substance, e cila zgjeron alveolat e mushkërive.

Hulumtimi tregon se prerja cezariane tek shtatzënat duhet të zbatohet vetëm kur kjo është e arsyetuar nga ana mjekësore, ka theksuar profesori Koehler.

Në hulumtim kanë qenë të përfshirë rreth 35.000 fëmijë të lindur në mes javës 37 e 41 të shtatzënisë. Prej tyre 2.700 fëmijë kanë lindur me anë të prerjes cezariane