16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Prizren, marshim solidariteti me rastin e përvjetorit të 15 korrikut

Më të lexuarat

“Kjo u bë një pikë kthyese në historinë e demokracisë turke. Për herë të parë një sulm terrorist dhe tentativë e armatosur për grusht shteti u parandalua me vullnetin dhe luftën e vetë popullit”, tha Altunya

 

PRIZREN (AA) – Në qytetin e Prizrenit me rastin e përvjetorit të dytë të tentativës për grusht shteti të kryer nga FETO në Turqi, u mbajt marshim i “Solidaritetit me Demokracinë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshimi për të përkujtuar tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016 u organizua me iniciativë të shoqatave të shoqërisë civile, si Bashkësia e Studentëve të Diplomuar në Turqi, ARASTA dhe Qendra Liberal Demokrate dhe nën mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA).

Marshimi filloi pas namazit të xhumasë nga xhamia Sinan Pasha, ku u lexua edhe dua për dëshmorët e 15 korrikut.

Përpos përfaqësuesve të shoqërive civile dhe një numri të madh të qytetarëve të Prizrenit, në marshim morën pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Müferra Şinik, deputeti nga KDTP, Fikrim Damka, kryetari i Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, Besim Berisha, koordinatori i TIKA-s në Kosovë, Hasan Burak Ceran, drejtori i Institutit Yunus Emre në Prishtinë, Mehmet Ülker, si dhe përfaqësues të kuvendit komunal të Prizrenit.

Nga xhamia Sinan Pasha, pjesëmarrësit me pankarta “Jemi me ju” vazhduan drejt sheshit Shadërvan në qendër të qytetit, nga ku u drejtuan në konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, ku u pritën nga konsullja e përgjithshme, Eylem Altunya.

Në një fjalë rasti, Altunya rikujtoi që dy vite më parë në tentativën për grusht shteti si objektivë u morën presidenti Recep Tayyip Erdoğan, Presidenca, Kuvendi, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Policore, si dhe ndërtesat e Shërbimit Intelegjent Turk (MIT). Ajo uroi që një tentativë e tillë të mos përsëritet në asnjë vend të botës.

“Kjo u bë një pikë kthyese në historinë e demokracisë turke. Për herë të parë një sulm terrorist dhe tentativë e armatosur për grusht shteti u parandalua me vullnetin dhe luftën e vetë popullit. Ne shpresojmë që sulmet e tilla të mos përsëritën as në Turqi e as në asnjë vend tjetër jashtë shtetit”, tha Altunya.

Ndërkaq, deputeti Damka rikujtoi se edhe dy vite më parë, edhe pse nga larg, ata e kanë treguar qëndrimin mbështetës për Turqinë, vendi të cilin e quajti “atdhe”.

“Sot këtu si shenjë mbrojtjeje ndaj demokracisë u organizua një marshim, i cili është shenjë e asaj që pa dallim të ndonjë përkatësie etnike, populli i Prizrenit, turq, shqiptar e boshnjak, të gjithë së bashku e mbrojmë Turqinë dhe demokracinë në Republikën e Turqisë”, tha ai.

Deputetja Şinik, nga na e saj, duke uruar që një gjë e tillë të mos përjetohet edhe një herë tha se, “Zoti mos të na sprovojë edhe një herë, sepse madhësia dhe fuqia e Republikës së Turqisë nënkupton madhësinë dhe fuqinë e Ballkanit”.

Pas fjalimeve, marshuesit vendosën lule në oborrin e Konsullatës dhe vizituan ekspozitën e fotografive të realizuara nga Anadolu Agency (AA) gjatë tentativës për grusht shteti, e cila u hap më 11 korrik në ambientet e Konsullatës.

Një marshim i tillë do të organizohet edhe të dielën në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit