6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Privilegjet e Pejgamberit Muhamed a.s

Më të lexuarat

Falënderimet, adhurimet, madhërimet janë vetëm për Allahun xh.sh. Sunduesin e gjithë botrave, vetëm Atë e adhurojmë dhe vetëm prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Paqja, shpëtimi dhe bekimi qofshin mbi zotërinë tonë, Muhamedin s.a.v.s., mbi familjen e tij të ndershme, mbi shokët e tij fisnik dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Po e shohim botën e sotme se si është e mbushur me mesazhe të ndryshme, shfaqje, reklamime në imediat e shkruara, elektronike, në TV dhe radio. Si u paraqiten popullit “vipat” dhe si janë ata model, e, kjo e mashtron, në veçanti, popullatën e re duke i kopjuar dhe imituar. Në këtë formë përpiqen t’i kopjojnë në të gjitha gjërat që ata i bëjnë, duke u merrë me atë që merren ata, qofshin ata aktorë apo aktore, këngëtarë apo këngëtare, muzikantë apo valltarë…, të ashtuquajtur talent.
Ne muslimanët kemi modelin më të bukur në Pejgamberin tonë s.a.v.s., i cili na mësoi edukimin më të bukur (ahlakin), na mësoi qytetërimin më modern, na mësoi se si të sillemi me të gjitha krijesat që Allahu xh.sh. i ka krijuar, por kush po e shikon këtë sot?

Ju lutem ta dëgjoni me kujdes këtë ajet të mrekullueshëm të Kur’ani kerimit ku Allahu xh.sh. thotë: “O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, lajmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e All-llahut, thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues. E besimtarëve jepu sihariq se prej All-llahut ata kanë dhunti të madhe. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos u vë veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetju All-llahut se All-llahu është mbrojtje e mjaftueshme.. ” ( Ahzab 45-48)
Muhmmedit a. s. i janë dhënë shumë përparësi, qysh kur ishte ende fëmijë, kështu që nuk është çudi që ai pati privilegje më shumë ndaj shumë pejgamberëve të tjerë, megjithatë ai kurrë nuk i anashkaloi urdhëratë nga Allahu xh.sh., po edhe në qoftë se dikush kishte të drejtë në të, ky ishte ai s.a.v.s., por as ai nuk ka pasur përkëdhelje lidhur me urdhrat e Allahut.
Asnjëherë nuk i ka lënë obligimet ditore, javore, mujore e as vjetore, por ato privilegje të cilat ai ka marrë si Pejgamber nga Allahu xh.ah. janë vetëm edhe një konfirmim tjetër i integritetit, nderit dhe dinjitetit, ndaj tij s.a.v.s.
Iu besua pejgamberllëku, pra për ta përcjell mesazhin për mbarë njerëzimin, u emërua me emrin NEBIJ dhe RESUL, thotë Allahu xh.sh.: “O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.”.(Enfal: 64)
Një kaptin e Kur’anit quhet Muhamed, ajo është kaptina 47, e cila ka 38 ajete madhështore. Emri i Pejgamberit Muhamed a.s. është e ngjitur me emrin e All-llahut xh.sh.
Njeriu për t’u bërë musliman duhet ta thotë kelimei shehadetin dhe ta vërtetoj – konfirmoi pejgamberllekun e Muhammedit s.a.v.s. Kur të thirret Ezani duhet të shprehet konfirmimi dhe dëshmia pejgamberllekut të Muhamedit s.a.v. s. gjithashtu edhe te ikameti, ose të porsalindurve në veshin e djathtë dhe të majtë.
Në namaz shpesh përmendet pejgamberlleku – misioni i Muhammedit s.a.v.s. Mu’xhizet e të gjithë pejgamberëve kanë përfunduar, ndërsa mu’xhizet – mrekullitë e Pejgamberit Muhamed s.a.v.s., do të zgjasin sa të ekzistoj dunjaja. Sepse Kur’ani është shpallje e të Urtit dhe Ngadhënjyesit.
Pejgamberi Muhamed a. s. është vula e fundit e të gjithë Pejgamberëve, sepse ai s.a.v.s.thotë: “Unë jam i Dërguari i fundit dhe pas meje nuk ka as Pejgamberi as të dërguar.”
Në krahasim me këtë botë kalimtare, nderi që do t’i takoj Pejgamberit të fundit s.a.v.s., në botën e ardhme është edhe më i madh. Ai, s.a.v.s., thotë: “Unë jam më i dashur i Allahut, kjo nuk është lëvdatë. Unë do ta mbaj flamurin e nderit në Ditën e Gjykimit, pas meje do të qëndrojë Adami a.s., dhe të gjithë të dërguarit tjerë, kjo nuk është lëvdatë, unë do të jem mbështetësi – ndërmjetësuesi i parë dhe i pari ndërmjetësimi i të cilit do të pranohet, kjo nuk është lëvdatë. Unë do të jem i pari që do ta kap hallkën e dyerve të Xhenetit të cilat do të hapen, e i pari do të hyjë në Xhennet, e me mua do të jenë edhe të varfëritë e Ummetit tim, kjo nuk është lëvdatë. Unë do të kem nderin më të madh që asnjë nga ata që kanë jetuar para meje apo pas meje nuk do ta arrijnë, kjo nuk është lëvdatë.”
Rreth cilësitë, tiparet e tij të cilat e zbukurojnë mbi pejgamberët e tjerë, Muhamedi s.a.v.s., ndër të tjera thotë: “Me gjashtë gjëra jam i dalluar mbi Pejgamberët tjerë;
– Më është dhënë fjalimi – oratoria universale dhe koncize;
– Kam fituar përmes frikës;
– Më është lejuar plaçka e luftës (e cila pejgamberëve të mëparshëm nuk i ishte lejuar);
– Toka më është bërë e pastër dhe xhami, Umetit tim (pasuesit e pejgamberëve tjerë, namazin kanë mundur ta kryejnë vetëm në vendet e adhurimit);
– Jam dërguar si pejgamber për të gjitha krijesat (pejgamberët tjerë janë dërguar ekskluzivisht vetëm për popujt e tyre);
– Me ardhjen time ka përfunduar pejgamberlleku “.

Ebu Hurejre, ra, transmeton se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s., ka thënë: “Çdo Pejgamberit në këtë botë, iu kanë pranuar lutjet, por unë lutjen time e kamë lënë si ndërmjetësim – shefaat për umetin tim në Ditën e Ringjalljes.”
Abdullah ibn Abbasi, ra, duke komentuar ajetin: “E Zoti yt do të jep ty, e ti do të kënaqesh!” (Ed-Duha, 5) thotë: “Kënaqësia e Pejgamberit s.a.v.s. është që i tërë Umeti i tij të hyjë në Xhennet” Amin Ja rabi, Zoti na boftë nasib.

Imam Sedin ef.Agiç
Përshtati: Esat ef.Rexha

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit