6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

‘Privatësia’, Facebook mund t’i pagujë britanikëve 625 miliardë paund dëmshpërblim

Më të lexuarat

Gazeta britanike The Sun ka zbuluar se shtetasve të Mbretërisë së Bashkuar që përdorin Facebook, kompania mund të jetë e detyruar t’u paguajë më shumë se 12,500 paund secili, e gjitha kjo falë gabimeve të fundit me privatësinë e përdoruesve, që solli edhe rënien e aksioneve në bursa.

Ekspertët më të lartë ligjorë në Mbretërinë e Bashkuar kanë detajuar se si Facebook mund të duhet të paguajë shuma të mëdha kompensimi, me një profesor të drejtësisë që sugjeron se “gjoba” mund të shkojë deri në 625miliardë paund.

Duke folur për The Sun, Dr Maureen Mapp tha: “Ka rreth 50 milionë përdorues të Facebook, të dhënat e të cilëve janë përdorur padrejtësisht”.

“Duke supozuar se secili prej tyre do të sjellë një kërkesë për kompensim për dëmin e shkaktuar nga shkelja e të dhënave … çdo individi mund t’i jepej deri në 12,500 paund dëmshpërblim”, shpjegoi profesori i Shkollës së Drejtësisë në Universitetin e Birmingham.

“Në total, shuma që mund të jepet nga gjykatat mund të jetë 625 miliardë paund- 50 milionë shumëzuar me £ 12,500 paund”

Pretendimet e Dr. Mapp bazohen tek një rast ligjor i vitit 2015, ku gjashtë britanikë, të cilët ishin sulmuar nga telefoni nga gazeta Mirror, morën 12,500 paund dëmshpërblim secili – thjesht për shkak se u ndienë të shqetësuar.

Nëse Facebook vërtetë paditej me £ 625 miliardë, kjo do të shkatërronte firmën e Zuckenberg, e cila ka një vlerë prej 317 miliardë paund.

Avokati Barda beson se shifra e dëmshpërblimit do të jetë shumë më e ulët – sepse duke u hakuar nga telefoni është “më shumë shqetësuese”, sesa dhënia e lejes nga Facebook për përdorimin e të dhënave tuaja private.

“Unë mendoj se një shifër shumë më realiste është 500 paund për secilin që paraqet kërkesë për dëmshpërblim”, tha ai.

“Shuma e kompensimit do të varet nga niveli i shqetësimit të pësuar, por Facebook mund të ballafaqohet me pretendime deri në 500 euro për përdoruesit e Facebook, nëse këta përdorues do jenë në gjendje të demonstrojnë shqetësimin e tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit