7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Pritje të gjata në Merdare

Më të lexuarat

Policia Kufitare ka informuar se edhe sot në pikëkalimin kufitar Merdare, vazhdojnë pritjet e gjata dhe krijimi i kolonave në dalje për në Serbi.

Deri tani pritjet janë duke u bërë me orë të tëra dhe në dalje të pikë kalimit kufitar në Merdare, nga Kosova për në Serbi kolonat janë të gjata diku nga 400-600 metra, me pritje që zgjasin me nga 3-4 orë, ndërsa në hyrje për në Republikën e Kosovës sipas informacioneve që posedon PK-ja nuk ka pritje të gjata.

Situata dhe arsyeja në bazë të informacioneve jo zyrtare të pranuara nga qytetarët mbetet e njëjtë, ku e gjithë kjo pritje bëhet nga puna e ngadalshme, neglizhenca e autoriteteve serbe.

Në pikëkalimet tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht pa pritje të gjata, për këtë arsye ne i sugjerojmë qytetarët nëse munden ti shfrytëzojnë për qarkullim pikëkalimet tjera kufitare dhe ti shmangen pritjeve në Merdare./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit