7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Prishtinës i kërkohet të dialogojë me Mitrovicën

Më të lexuarat

Parisi pret që pas krijimit të Qeverisë së re në Serbi Kosova të angazhohet në dy procese të dialogut: të vazhdojë dialogun për çështje teknike me veriun dhe të nisë dialogu me përfaqësuesit e qytetarëve të veriut.
“Nuk duhen ngatërruar dy proceset. Dialogu në Bruksel është teknik dhe është treguar i frytshëm. Si i tillë duhet të vazhdojë, por Prishtina duhet të nisë të bisedojë edhe me Mitrovicën nëse mund të them kështu, Qeveria e Kosovës duhet të bisedojë me qytetarët e veriut, me përfaqësuesit e tyre atje”, ka thënë ambasadori francez, Jean François Fitou, për “Kohën Ditore”.

Diplomati francez ka thënë se BE-ja duhet të bëjë presion te të dyja palët që marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun e lehtësuar nga Robert Cooper të zbatohen.

Procesi i dialogut teknik që ka prodhuar gjithsej shtatë marrëveshje ka hyrë në qorrsokak.

Kryeministri Thaçi dhe kabineti i tij në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar kanë hapur zyrën që do të funksionojë si komunë në veri të Mitrovicës dhe do të zëvendësojë UNMIK-un atje.

Kryeministri ka folur në disa paraqitje të tij publike për zbatimin e Ahtisaarit në veri dhe për dialogun me qytetarët atje.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic ka thënë se Zyra Administrative për veriun e Mitrovicës do të jetë komuna e re e asaj pjese të qytetit të ndarë.

“Për fillim kemi themeluar Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës e cila nënkupton themelet e një komune të re që do të jetë funksionale në të ardhmen”, ka thënë Petrovic.

Gazeta ka raportuar javën e kaluar se kryeministri Hashim Thaçi nuk do t’ia besojë dialogun për veriun kryenegociatores së deritanishme kosovare, Edita Tahiri.

Sipas burimeve të “Kohës Ditore”, kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator. Këshilltari i kryeministrit, Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku, ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, e ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit