15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Prishtinë: Vidhet Xhamia në Tophane, hajnat marrin kasën

Më të lexuarat

Për të dytën herë është vjedhur kasa e Xhamisë në lagjen Tophane të Prishtinës.

Persona të panjohur kanë hyrë brenda Xhamisë nga kanë marrë paratë e mbledhura në kasë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Xhemati i lagjes kur kanë shkuar sot për ta falur namazin, kanë vërejtur se aty gjatë natës kishte hajna.

Rasti menjëherë është paraqitur te Policia e Kosovës e cila me njësitet e saja përkatëse ka dalë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht nuk ka persona të dyshuar derisa vendit të ngjarjes i është përgjigjur edhe Forenzika e cila ka marr shenjat e gishtërinjve dhe gjurmët e mbetura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit