7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Prishtinë, rikthehet në vendin e tij Flamuri Kombëtar

Më të lexuarat

Flamuri kombëtar shqiptar që qëndronte deri pak ditë më parë në rrethrrotullimin në hyrje të , është rikthyer në vendin e tij.

Ai u largua me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, më 13 shkurt, në prag të nisjes së festimeve për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Dhe po kryeministri Haradinaj, nënshkroi sot vendimin për rikthimin e tij në vendin ku ndodhej. Ky flamur u kthye në një mollë sherri në prag të përvjetorit, pasi komuna e Prishtinës e drejtuar nga Shpend Ahmeti kundërshtoi vendimin e qeverisë për të hequr flamurin kuq e zi dhe për ta zëvendësuar atë me flamurin shtetëror.

U desh madje edhe ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë për të zhbllokuar situatën e krijuar./tch

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit