10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Prishtinasi vendos që ordinancën e tij ta shndërrojë në vendstrehim për fëmijët dhe adoleshentët

Më të lexuarat

Në kohën kur temperaturat vazhdojnë të mbesin në minus, një qytetar nga Prishtina ka menduar për strehimin e fëmijëve të cilët kanë nevojë për banim.

Blend Sahiti nga Prishtina, ka shprehur gatishmërinë që t’i lirojë ordinancat e tij në Prishtinë dhe Viti për strehimin e fëmijëve që nuk kanë ku të strehohen në këto ditë të ftohta dimri, raporton KTV.

Ai thotë se këtë iniciativë e ka bërë pasi që ka parë shumë raste në vendin tonë, ku fëmijët flenë në rrugë.

Ai, më tutje, shton se ordinanca e tij në Viti është bërë gati dhe ajo në Prishtinë është drejt përfundimit.

Sahiti ka thënë se, deri më tani, ka pasur mjaft interesim për këtë vendstrehim.

Blendi ka zgjedhur rrjetet sociale për ta bërë njoftimin për kthimin e ordinancës në strehimore për fëmijët dhe adoleshentët.

Kjo ordinancë do të jetë e hapur derisa temperaturat të fillojnë të ngriten.

https://video.gjirafa.com/prishtinasi-vendos-qe-ordinancen-e-tij-ta-shnderroje-ne-vendstrehim-per-femijet-dhe-adoleshentet

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit