13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Prishtinasi ofron ordinancat e tij në Prishtinë e Viti për strehimin e fëmijëve të pastrehë

Më të lexuarat

Këto ditë dimri, kur Kosova është përfshirë nga moti i ftohtë, një prishtinas ka menduar për strehimin e fëmijëve të pastrehë.

Logopedi Blend Sahiti nga Prishtina ka shprehu gatishmërinë që ti lirojë ordinancat e tij në Prishtinë dhe Viti për strehimin e fëmijëve, që nuk kanë ku të strehohen në këto ditë të ftohta dimri.

Ai, përmes një njoftimi të postuar në Facebook, ka ftuar të lajmërohen njerëzit që njohin dikë që ka nevojë për strehim.

Postimi i plotë i Sahitit:

“Pershendetje, nese njihni femije qe kane nevoje per strehim ne keto dite me temperatura shume te ulta dhe nuk kane ku te qendrojne, un ofroj ambientet e ordinances time ne Prishtine dhe Viti qe te strehohen gjate nates! Ju lutem me shkruani ne mesazh ne facebook, sepse per secilin rast do te mundohemi ti bejme zgjidhje se paku per keto dite te ftofta!” (sic.), ka shkruar Sahiti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit