10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Prishtina mundet nga Izreali

Më të lexuarat

Përkundër faktit se terreni ishte i vështirë për djemt tanë, ata u treguan se ky fakt është i parëndësishëm duke shfaqur lojë shumë të mirë dhe aspak inferiore ndaj kundërshtarit.

Në çerekun e parë djemt tanë shkëlqyen, duke e përfunduar atë me dy pikë epërsi, 17-15. Në këtë periudhë të lojës u dallua Blerim Mazreku i cili ishte i pakonkurrencë në trapez.

Sidoqoftë, vendasit e Galil u kthyen duke e fituar me tri pikë epërsi çerekun e dytë, dhe duke e mbyllur pjesën e parë të takimit me një pikë epërsi. Më i dalluari ishte Banks, i cili shkëlqeu për kampionët e Ligës Ballkanike.

Në fillimin e pjesës së dytë vazhdoi loja e njëjtë shumë e barabartë, me Kendrick Jones që shkëlqeu me disa depërtime të suksesshme, teksa ai u përkrah edhe nga Alban Veseli. Pas çerekut të tretë epërsia e vendasve ishte vetëm dy pikë dhe në fund u zhvillua një lojë dramatike.

Në çerekun e katërt dhe të fundit ishte Robinson ai që u dallua për Galilin duke krijuar epërsinë më të thellë në këtë takim prej pesë pikësh, por Sigal Prishtina u kthye me Dardan Berishën e shkëlqyer që në fund për pak sa nuk u tregua fundamental me pikët e tij.

Deri në sekondat e fundit Sigal Prishtina e bëri dramë takimin duke synuar për pak një fitore sensacionale, por që për pesë pikë nuk u arrit. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 71-66.

Kjo është humbja e parë e Sigal Prishtinës këtë sezon në Ligën Ballkanike.

Kjo disfatë nuk duhet të ulë moralin e djemve tanë, pasi që humbja prej vetëm pesë pikësh epërsi ndaj kampionit dhe favoritit Galil Gilboas është indikator se Prishtina është një prej favoritëve për t’u shpallur kampion i kësaj gare.

Vlen të përmendet se buxhetin Galil Gilboa e ka dy milionë euro, disa herë më të madh se sa Sigal Prishtina. /Telegrafi/

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:
1 Kendrick Jones 14 pikë
2 Dardan Berisha 13 pikë
3 Alban Veseli  10 pikë
4 Blerim Mazreku  8 pikë
Koshashënuesit më të mirë tëBC Balkan:
1 A. Banks 18 pikë
2 G. Robinson  18 pikë
3 Pasalic 10 pikë
4 S. Douglass 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit