10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prioritet, sundimi i ligjit

Më të lexuarat

Vendosja e sundimit të ligjit në Kosovë dhe rajon është çështje thelbësore, dhe kjo është arsyeja pse Bashkimi Evropian ka investuar aq shumë fonde dhe përpjekje në arritjen e këtij synimi, kanë thënë të martën në Prishtinë përfaqësues të zyrës së BE-së. Këto komente u bënë në një konferencë me gazetarë, ku u prezantuan, siç u tha, arritjet në përfundim të një projekti trevjeçar për reformimin e sistemit edukativ të drejtësisë, që arrin shumën prej 3.6 milionë eurosh.

“Duam të nxisim dhe theksojmë pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit të drejtësisë, si një nga elementet më të rëndësishëm për funksionimin e këtij sistemi”, ka thënë Christoph Stock, udhëheqës i operacioneve në zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke rikujtuar se arritjet në këtë drejtim deri tash janë paraqitur në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Lidhur me ketër projekt, përfaqësues nga sistemi i drejtësisë në Kosovë thanë të kenë përfituar përvoja të mira.

Kryetari i Gjykatës së Qarkut në Pejë, Sali Mekaj, deklaroi se sistemi i drejtësisë në përgjithësi nga projektet e tilla mund të përfitojë në masë të madhe. Si pjesëmarrës i këtij projekti, ai shpjegoj për të arriturat.

“Nga ky projekt kanë përfituar pjesa më e madhe e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët kanë qenë të angazhuar ne ketë dhe këto përvoja për sistemin gjyqësor të këtij vendi, unë personalisht i kam transmetuar te kolegët e mi dhe disa nga to i kam prezantuar edhe në grupet punuese për hartimin e legjislacionit të ri penale në të cilat kam marrë pjesë”, tha Mekaj.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, vazhdon të ballafaqohet me numër të madh të problemeve. Një nga kritikat që sistemi i drejtësisë ka marrë shpesh, është ai për numrin e madh të lëndëve të vjetra, të cilat kanë mbetur të pazgjidhura në sirtarët e institucioneve përkatëse.

Njohësit e sistemit të drejtësisë kanë thënë se një sistem i dobët dhe i çalë për përmbarimin e aktvendimeve, ndikon direkt në rritjen ekonomike dhe kufizon mundësitë e qytetarëve të Kosovës për të përqendruar kapitalin, për të investuar në të ardhmen e tyre dhe për të gjetur punë.

Ndryshe, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, duke folur për sfidat me të cilat aktualisht po përballet sistemi i drejtësisë, përmendi disa nga problemet në ketë rrafsh.

“Është problemi i plotësimit të kuadrove, që po shpresoj që në këta muaj do të përfundojë. Problemi tjetër është sfidë shumë e madhe – ristrukturimi apo riorganizimi i gjyqësorit, që pritet që sipas ligjit për gjykata, të behet në vitin 2013, ashtu siç është konceptuar edhe themelimi i një dhome të veçantë penale që unë e konsideroj që është një sfidë shumë e rëndësishme. Po ashtu edhe numri i lëndëve të grumbulluar në gjykata është problematik”, tha Peci, transmeton REL.

Ne kuadër të reformave në drejtësi, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar të martën emërimin e një numri gjyqtarësh në gjykatat komunale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit