16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Prindërit e stresuar i lejojnë fëmijët më gjatë në celular

Më të lexuarat

Studimi i ri nga Universiteti i Guelph, Kanada, tregon se prindërit me nivele më të larta të stresit ishin më pak të prirur për të monitoruar dhe për të kufizuar kohën e fëmijëve të tyre me ekranet si dhe më të prirur për të përdorur pajisjet e tyre elektronike në sy të fëmijëve.
Në studim morën pjesë 64 prindër me fëmijët e tyre 18 muajsh deri në 5 vjeç. Përveç faktit që stresi i prindërve ndikonte drejtpërdrejt në menaxhimin e kohës me ekranet, në këtë studim u vu re se nëna dhe babai e reflektojnë stresin ndaj fëmijëve në mënyra të ndryshme. Kur nënat ishin të stresuara, ato lejonin fëmijët e tyre më gjatë në celular si dhe përdornin vetë celularin e tyre më gjatë në prani të fëmijëve. Nga ana tjetër, kur babai ishte i stresuar, ai i shte i prirur të kufizonte kohën e fëmijës në celular.
Prof. Jess Haines thotë se ky studim nuk ka për qëllim t’i bëjë prindërit të ndjehen në faj. Sigurisht që është normale të përdorim celularin nga pak. Duke qënë se fëmijët marrin modelin tonë në sjellje, problem është tepërimi i përdorimit të këtyre pajisjeve dhe studimi duhet të shërbejë si ndërgjegjësim që prindërit të kujdesen për të barazpeshuar kohën me celularin dhe atë me lojëra të tjera pa ekrane.

“Studime të mëparshme i bashkangjiten këtij studimi duke treguar dëmet në shëndet që sjell koha e tepërt me pajisjet elektronike si; aktivitet i ulët fizik, obezitet, dhe vonesa gjuhësore tek fëmijët e vegjël sepse kur ata qëndrojnë shumë kohë para ekraneve, angazhohen më pak në bashkëbisedime të mirëfillta dy-kahëshe.” thotë Valerie Hruska, bashkëudhëheqëse e studimit.
Një tjetër rezultat interesant i studimit ishte fakti që në shtëpitë e rrëmujshme dhe me zhurmë, fëmijët përdornin më pak ekranet dhe të dy prindërit kishin më tepër kontroll ndaj kohës me to. Studiuesit shpjegojnë se kur fëmijët nuk përdorin pajisjet elektronike, merren me më shumë aktivitete në shtëpi duke shkaktuar kështu dhe rrëmuja dhe kaos. Kështu që pak kaos, zhurmë dhe rrëmujë nuk na bën dëm sa kohë që shmangim nga pak ekranet.

Përgatiti: Elona Çeço
Referenca: sciencedaily.com/Lisa Tang, Valerie Hruska, David W.L. Ma, Jess Haines. Parenting under pressure: stress is associated with mothers’ and fathers’ media parenting practices in Canada. Journal of Children and Media, 2020; 1 DOI: 10.1080/17482798.2020.1765821

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit