5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Prindër se jo mahi!

Më të lexuarat

Prindër se jo mahi!

Pothuajse shumica e prindërve tregojnë kujdes të madh për arsimimin e fëmijëve të tyre, dhe kjo gjë është e kërkuar.
Ata japin çdo gjë në mundësitë e tyre që fëmijët të jenë sa më të suksesshëm në këtë botë, dhe kjo gjë është e lavdëruar.
I angazhojnë, i mundojnë, ju japin detyra, i qortojë dhe i dënojnë, nëse ata nuk japin maksimumin, dhe kështu duhet vepruar.
Por, po këta prindër nuk çajnë kokën fare, apo shumë pak preokupohen kur është në pyetje përgatitja e fëmijëve për botën tjetër.
Nuk gajlohen aspak që fëmija asgjë nuk mëson për Krijuesin, edhe pse çdo gjë din për realin dhe juventusin!
Prindërit e tillë kur i këshillon, dinë muhabet, bëjnë polemika dhe nuk dorëzohen lehtë!
Thonë:
Si t’i zgjojmë nga gjumi aq herët për namaz, gjynah hala janë të vegjël.
Kurse për shkollë i zgjojnë, madje as që e diskutojnë!
Thonë:
Si t’i angazhojmë me pesë kohë namaz në dite, fëmijët lodhen dhe nuk mund ta përballojnë!
Kurse nëpër ekipet e futbollit i dërgojnë, madje as që e diskutojnë!
Thonë:
Si t’ua mësojmë namazin e Kur’anin, janë akoma të vegjël e nuk kuptojnë.
Kurse ua mësojnë këngët e lindjes dhe perëndimit, madje as që e diskutojnë!
Thonë:
Si t’i dërgojmë te hoxha, mësimet e shkollës ju mjaftojnë.
Kurse nuk ndalen duke i dërguar nëpër kurse të ndryshme, madje as që e diskutojnë!
Thonë:
Si t’ua vëmë shaminë, bien në sy as shoqet dhe shokët nuk mund t’i kuptojnë.
Kurse rrobat e modës, fundet e minifundet, aspak nuk ju pengojnë, madje as që e diskutojnë!
Thonë:
Si t’i çojmë në xhami kur atje mund të mashtrohen e në ekstremitetet të kalojnë.
Kurse shkuarja në klubet e natës dhe rrugët e marrës, nuk ua prishin qefin, madje as që e diskutojnë!
Pas gjithë kësaj vjen të pyet:
Çfarë të bëj hoxhë, fëmijët kanë dal tefteri dhe asgjë nuk më dëgjojnë?
Çfarë t’i them tjetër pos:
Mos më pyet mua, pyete shejtanin që i ka bërë për vete dhe rrugën e tij trasojnë!
Mr. Xheladin LEKA
Oberengstringen, Zvicër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit