5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Princi saudit Muhammed viziton Kishën Kopte në Egjipt

Më të lexuarat

Princi saudit i kurorës Muhammed bin Salman, gjatë vizitës zyrtare në Egjipt, vizitoi Kishën Kopte në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë rast, princi Muhammedi u takua me kreun e Kishës Kopte të Egjiptit Tawadros II.

Në deklaratën e Kishës Kopte egjiptiane thuhet se që nga viti 1932, kur u themelua Arabia Saudite, për herë të parë një anëtar i familjes mbretërore saudite vizitoi Kishën Kopte.

Të krishterët kopt përbëjnë midis 10 dhe 15 për qind të popullsisë së përgjithshme egjiptiane, e cila ka rreth 100 milionë banorë.

Më tej shtohet se Tawadros II gjatë bisedës ka thënë se me kujdes ndjek zhvillimet e fundit në Arabinë Saudite.

Bolis Halim, zëdhënësi i Kishës kopte egjiptiane, për AA tha se princi Muhammed kishte ftuar kreun e Kishës Kopte të Egjiptit, Tawadros II dhe bashkëpunëtorët e tij për të vizituar Arabinë Saudite.

Ai theksoi se Princi Muhammad ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave që u vranë gjatë sulmit në kishë që kanë ndodhur në vitet e mëparshme. Princi saudit Muhammed gjatë vizitës së tij në Kajro u takua edhe me sheikun e Al-Azharit, Ahmed El-Tayeb.

Në anën tjetër, gjatë vizitës së princit Muhammedit mes Egjiptit dhe Arabisë Saudite u nënshkruan katër marrëveshje të veçanta, të cilat përfshijnë ngritjen e fondit të investimeve me vlerë prej 16 miliardë dollarë.

Princiti saudit, Mohammed bin Salman, arriti në Egjipt të dielën për një vizitë zyrtare tre-ditore.

Princi Muhammad në janar të vitit të kaluar u gradua në trashëgimtar të parë në fronin e Arabisë Saudite. Kjo është vizita e tij e parë në Kajro në këtë cilësi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit