6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Princi saudit hedh poshtë deklaratat e Trump: Ne kemi paguar gjithçka

Më të lexuarat

Princi i Arabisë Saudite, Muhamed Bin Salman ka hedhur poshtë deklaratat e Donald Trump, ku presidenti amerikan ka paralajmëruar se pa mbështetjen ushtarake të SHBA-së, atij nuk do t’i zgjaste pushteti “as dy javë”.

“Dua të punoj me të. Ju e dini, duhet ta pranoni se çdo mik do të thotë gjëra të mira dhe këqija”, tha të premten, Princi Muhamed në një intervistë të Bloomberg, raporton Reuters, përcjell Klan Kosova.

“Ne besojmë se të gjitha armatimet që kemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paguhen, nuk është armatim i lirë.  Pra, që kur filluan marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne kemi blerë gjithçka me para, “shtoi Princi Mohammed.

Trump i bëri këto deklarata në një tubim në Misisipi të enjten. Pavarësisht deklaratave të ashpra, administrata e Trumpit ka pasur marrëdhënie të ngushtë me Arabinë Saudite, të cilën e sheh si një bastion kundër ambicieve të Iranit në rajon.

Arabia Saudite është eksportuesi kryesor i naftës në botë dhe udhëheqësi de facto i OPEC, që së fundi është kritikuar nga Trump për çmime të larta të naftës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit