10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Princesha e Arabisë Saudite: Jeta e Ameer al-Taweel ngjan me historinë e një filmi

Më të lexuarat

Princesha britanike Kate Middleton ka një konkurrencë të rrezikshme dhe emri i saj është Ameer bint Aidan bin Nayef Al-Taweel,ose më shkurtë princesha e Arabisë Saudite Ameer al-Taweel.

Kjo princeshë 33 vjeçare është një nga gratë më të fuqishme në Arabinë Saudite dhe një nga princeshat më të bukura në botë. Bukuria e saj ka magjepsur aq shumë botën, sa që shpesh ajo është krahasuar me princeshën e filmave Disney, Jasmin.

Ameera është rritur me gjyshin dhe gjyshen e saj në Riad dhe në moshën 18 vjeçe, ajo takoi një nga njerëzit më të pasur në botë, Princin Alwaleed Bin Talal, në një mënyrë që vështirë se do mund të imagjinohet edhe në skenarin e ndonjë filmi. Ai po e intervistonte për një gazetë të shkollës dhe ai është 28 vjet më i madh në moshë se ajo.

Ata u martuan në vitin 2008, por martesa nuk zgjati shumë. Ata u divorcuan në vitin 2013.

Ndërkohë, Ameera mori një diplomë Bachelor në Administrim Biznesi në Universitetin në New Heaven.

Princesha Ameer njihet si një humaniste e madhe, aktualisht kryeson Fondacioni Al-Waleed bin Talal, i cili mbështet programe dhe projekte që synojnë zbutjen e varfërisë, katastrofave, dialogut ndërfetar dhe fuqizimit të grave./tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit