12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Princër dhe tepër të pasur, të dhunuar dhe të vëzhguar në çdo çast

Më të lexuarat

E ashtuquajtura fushatë anti-korrupsion e nisur rreth katër muaj më parë në Arabinë Saudite, ka çuar prapa hekurave qindra persona nga elita financiare e vendit. Shumica e të burgosurve janë liruar tashmë, por dëshmitarët thonë se ata nuk janë vërtet të lirë, duke jetuar në frikë dhe pasiguri.

Njerëzit që njohin situatën i thanë New York Times se shumë nga princat dhe biznesmenët e arrestuar i janë nënshtruar detyrimit dhe abuzimit fizik. Tani ata mbajnë byzylykë në kyçin e këmbës që ndjekin lëvizjet e tyre.

Familjet që fluturonin me avionë privatë nuk mund të kenë qasje në llogaritë e tyre bankare, madje edhe grave dhe fëmijëve u është ndaluar të udhëtojnë.

Në ditët e para të goditjes, të paktën 17 të burgosur u shtruan në spital për shkak të abuzimit fizik dhe një më vonë vdiq në paraburgim me lëndime të qafës dhe shenja të tjera abuzimi, sipas një personi që e pa trupin.

Në një email për New York Times, qeveria saudite mohoi akuzat për abuzim fizik si “absolutisht të pavërteta”.

Shumë prej të arrestuarve dorëzuan shuma të mëdha parash për të lënë hotelin Ritz-Carlton në Riad, ku u mbajtën gjatë arrestit.

Ata gjithashtu kanë nënshkruar mbi pasurinë e paluajtshme dhe aksionet e kompanive të tyre në qeveri – të gjitha jashtë çdo procesi të qartë ligjor.

“Ne nënshkruam çdo gjë,” tha një i afërm i një ish-të burgosuri, i cili ishte detyruar t’i vihej një pajisje ndjekëse.

“Edhe në shtëpinë ku jam, nuk jam i sigurt nëse është ende e imja”.

Në nëntor, Arabia Saudite nisi një fushatë spastrimi kundër korrupsionit, duke arrestuar qindra elita të vendit, duke përfshirë miliarderë, ministra të qeverisë dhe anëtarë të familjes mbretërore.

Qeveria tha se përfitoi rreth 100 miliardë dollarë nga burimet financiare të të burgosurve që u detyruan të japin një pjesë të madhe të pasurisë së tyre në këmbim të lirisë.

“Dhurimet” ishin kryesisht në toka, aksionet në biznese dhe asetet e tjera në vend të parave të gatshme.

Të dielën, mbretëria njoftoi departamente të reja kundër korrupsionit, duke pretenduar se Mbreti Salman dhe Princi i Kurorës Mohammed “janë të prirur për të zhdukur korrupsionin me forcë dhe transparencë të madhe”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit