6.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Prijësi musliman i Mosulit, i cili kishte parë ëndërr se do vritej në Xhami!

Më të lexuarat

Në vitin 520 hixhri më Dhul-Kide, Kasim ed Devle Ak Sunkur el-Bursuki, sundimtari i Mosulit, u vra në mosul. Ai u mbytë nga njerëz të devijuar (Batinij) në një Xhuma në xhami, derisa po e falte Xhumanë me njerëz. Natën përpara ditës së xhuma, kishte parë ëndërr se e kishin sulmuar një numër i qenëve, disa prej të cilëve i mbyti, por të tjerët arritën ta mbysnin atë. Ai u tregoi ëndrrën shokëve të tij, të cilët i sugjeruan të mos dilte nga shtëpia për disa ditë. Ai tha “Kurrë nuk e lë Xhumanë për asgjë.” Ata u përpoqën ta bindin të mos dilte për xhuma, por ai ishte i vendosur të shkonte. Ai e morri Mus’hafin, të cilin e kishte zakon ta lexonte dhe e para gjë që lexoi ishte ajeti: “…e urdhëri i Allahut është vendim i kryer.” (Kur’an 33:38). Ai shkoi me kafshën në xhami sic e kishte zakon dhe derisa po falej në safin e parë, më tepër se dhjetë burra, (numri i njejtë me numrin e qenëve që i kishte parë në ëndërr) iu vërsulën atij dhe e shpuan me kamat e tyre. Ai i plagosi tre prej tyre, ndërsa ai vdiq nga plagët që i morri, Allahu e mëshiroftë.
El Bursuki ishte një memluk i mirë turk, i cili i donte njerëzit e devotshëm dhe ata që kishin dituri fetare, ai e donte drejtësinë dhe vepronte me drejtësi. Ai ishte një nga liderët më të mirë, që falej rregullisht dhe me kohë zgjohej për namaz nate.
Batinitët, Rafiditë … ishin sekte të devijara dhe e dëshmonin armiqësinë e tyre të plotë ndaj liderëve të Xhihadit islam në atë kohë. Kamat e tyre helmuese po u ndihmonin kryqëtarëve të vendonin një prezencë të fortë në Siri dhe Mesopotami, në dëmë të muslimanëve. Ngjarjet e historike dëshmojnë se grupet e tilla të devijuara e mbytën edhe një lider të madh të asaj kohe, sic ishte vrasja e Sherefedin Mevdudit, një lider i cili luftonte me të krishterët në periudhën e kryqëzatave. Dhe këto grupe të devijuara ishin aleatë të të krishterëve në luftën e kryqëzatave.

K.Gashi, shkëputur nga libri: Biografia e Salahudin Ejubit
Autor: Dr. Ali Muhammed Sallabi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit