12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Priftin e nervozon foshnja që vazhdimisht qante gjatë pagëzimit, humb durimin dhe ia vë gojën në dorë për ta ndalur (Video)

Më të lexuarat

Në internet është shfaqur një video e çuditshme ku gjatë pagëzimit të një foshnje, prifti shihet duke ia mbyllur me dorë gojën foshnjës së pafajshme, me qëllim që të mos qante.

Ngjarja ka ndodhur në Rumani, ndërsa lokacioni i saktë nuk dihet.

Por, ajo çfarë ka shokuar më shumë opinionin, është fakti se si prifti gjatë ceremonisë së pagëzimit “nuk mund ta fshihte frustrimin” që foshnja vazhdimisht qante.

Dhe pas disa tentimeve të dështuara për ta futur foshnjën në ujë, ai në një moment humb durimin.

Siç edhe mund të shihet në video, pasi humb durimin me gjithë forcën e fut foshnjën në ujë, duke detyruar prindërit që të ndërhyjnë.

https://www.youtube.com/watch?v=uB6Cgq7uH5g

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit