13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Prifti: Shkarkova filma porno me fëmijë për t’u hakmarrë ndaj Perëndisë

Më të lexuarat

Një prift në Penslivani, i cili është dënuar për shkarkimin e filmave pornografikë me fëmijë, tha se e kishte kryer krimin për t’u hakmarrë ndaj Perëndisë, të cilin e ndjeu se po e sulmonte kur humbi lojërat e pokerit. Kevin Gugliotta, 55 vjeç, nga Mahwah, New Jersey, dhe një ish-prift në Honesdale, PA, u dënua me 11 deri në 23 muaj burg të enjten.

Sipas të dhënave paraprake, Gugliotta u tha oficerëve të provës se ai ishte një lojtar i zjarrtë i pokerit dhe ai ndjeu se Perëndia po e sulmonte kur humbi lojërat. Për të marrë hak mbi Perëndinë, Gugliotta tha se shkarkoi filma porno me fëmijë.

Gugliotta u arrestua në shtator 2016 dhe u akuzua për 20 akuza për posedimin e pornografisë së fëmijëve dhe 20 akuza për shpërndarjen e imazheve të fëmijëve të përfshirë në aktet seksuale. Në mars, ai u deklarua fajtor për një akuzë dhe u lirua nga 39 akuzat e tjera.

Gugliotta do të mbetet në provë për pesë vjet pas lirimit të tij dhe kërkohet të regjistrohet si shkelës i seksit për 25 vjet. Ai u hoq nga famullia nga Kryepeshkopata e Newarkut në shtator, pasi mësuan për hetimin.

Gugliotta gjithashtu mund të përballet me largimin nga priftëria “tani që procesi në gjykata ka përfunduar,” tha Jim Goodness, drejtor i komunikimeve për Kryepiskopin e Newark, në Seattle Times.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit