1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prifti serb e heq flamurin në Koshare

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka konfirmuar se flamuri kombëtar është i vendosur në kullën e vrojtimit në Koshare, aty ku nga mediet serbe u raportua se një prift serbë e kishte hequr atë nga kulla.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj tha për Telegrafin se patrulla e policisë e cila e ka vizituar këtë kullë, ka konfirmuar se flamuri kombëtar është aty.

“Patrulla policore e ka vizituar vendin dhe mund të ju konfirmojë se flamuri është aty. Nuk kemi për momentin detaje të tjera, por flamuri është aty”, tha Gjurkaj.

Më parë është raportuar se, më 10 tetor, një prift nga rrethina e Beogradit, pas më shumë se shtatë orësh ecje, i shoqëruar nga dy miq, arriti në kullën e vrojtimit në Koshare.

Dhe atje, së paku sipas asaj që raportojnë mediat serbe, “pas përkujtimit të të gjithë heronjve nga Kosharja”, prifti u ngjit në katin e ndërtesës ku pa flamurin shqiptar.

“Kur arrita lart, shikova drejt në flamurin, atë shqiptar, i cili valëvitej nga kulla e vrojtimit që nga viti 1999, pas tërheqjes së ushtrisë sonë. Disa emocione më pushtuan dhe u afrova dhe e hoqa atë”, citohet të ketë thënë prifti serb.

Lidhur me këtë kanë reaguar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, në një prononcim, ka fajësuar institucionet e vendit për këtë rast.

Ai ka thënë se institucionet nuk po kujdesen për këto monumente.

“E pamë përmes mediave edhe pse paska ndodhur që pesë ditë, ata janë ndërmarrje e përbashkët kriminale si shtet dhe te ta nuk ka të bëjë se a është prift, pop, a çka për ta çdo gjë shqiptare ju pengon. Fajet janë te institucionet e Kosovës që nuk kanë përkujdesje ndaj lapidarëve, varrezave të dëshmorëve, monumenteve të UCK, dhe kombit shqiptar”, tha Klinaku.

Klinaku shtoi se institucionet e drejtësisë është dashtë me arrestuar priftin serb dhe me vendos para gjykatësit që të përgjigjet për aktet vandale që i ka ba.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit