12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prifti i cili u gëzua me vrasjen e shqiptarëve nga serbët, u harrua për fjalët e tija skandaloze

Më të lexuarat

“Ne se kemi merituar lirinë nga Beogradi” kështu e kishte filluar deklaratën e tij Don Anton Kçira në një tubim shqiptarësh në Detroit, duke thënë se “Neve është dashtë me na rrjep sikur e ka bërë Millosheviqi që i ka rrjep në Srebrenicë 270.000 mijë qenë, kurrgjë s’kishte ba ma keq sikur të i kishte rrjep 1 milion e 900 mijë qej në Kosovë.”
Edhe pse një deklarata skandaloze, ai ka gjetur një arsyetim të madh nga elitat politike dhe intelektualët lëpirës të pushtetit, të cilët edhe pas këtyre fjalëve skandaloze është pritur me një ngrohtësi të madhe. Por sot kur kërkon mbi atë se çfarë tha dikur, si duket dikush është kujdesur shumë mirë për ta fshehur deklaratën skandaloze që ka prodhuar një debat të madh në atë kohë. Mezi e gjen videon e tij por edhe lajmet që kanë shkruar mediat në atë kohë, vështirë që i gjen
Të gjitha kërkimet për Don Kçirën dalin se ai është një njeri që ka kontribuar për kombin duke u munduar të ja rregullojnë imazhin e tij, a e vërteta që e ka thënë përmes videove tregon se ai mendon mirë vetëm për shqiptarin me kryq, ndërsa myslimani është vetëm një qen sipas tij, që duhet pas vrarë e rrjepur, sikur që bënë serbët me masakrat e tyre në Kosovë dhe Bosnje.

Ky shkrim nga portali KohaIslame është bërë për të mos harruar këtë deklaratë, që sa herë të nxjerrin “skandalin” e ndonjë hoxhe që bënë të reagojnë politikanë, rrjetet e grave, deputete, analistë e intelektual, media, ta kujtojnë se për deklarata fashiste të priftit në fjalë nuk keni reaguar dhe e keni heshtur. Dhe të gjitha “skandalet” e hoxhallarëve shqiptar nuk e arrijnë nivelin e skandalit dhe thirrjes për dhunë që ka bërë Don Kçira.

Për fund, sa i përket tolerancës fetare, shqiptarët të gjithë feve duhet falënderuar myslimanët që kanë mbjellë ndër vite këtë vlerë tek shqiptarët, një vlerë që bota mbarë na e ka zili. Toleranca dhe mirëkuptimi fetar është produkt i shumicës, e asnjëherë i pakicës. Myslimanët nuk kanë problem me fetë e tjera, kanë problem me atë që sillen me standarde të dyfishta, që nuk sillen me drejtësi dhe mundohen të nxjerrin myslimanët si tradhtar, kur e vërteta është krejt ndryshe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit