6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prezantohet zyrtarisht smartfoni Nokia Lumia 620

Më të lexuarat

Nokia sot prezantoi pajisjen e re smartfon me emrin Lumia 620, i bazuar në sistemin operativ Windows Phone 8, ndërsa mund ta quajmë lirisht si pasues direkt të modelit Lumia 610.

Pra, bëhet fjalë për model më ekran 3,8 inç, me fuqi procesori 1GHz Snapdragon dhe 512 MB RAM. Në këtë pajisje janë integruar 8 GB memorie interne, me mundësi futje edhe të memorie kartelave microSD.

“Nokia Lumia 620 është pajisje me dizajn kompakt, është gjenerata e tretë e modelit Lumia dhe është një pajisje e cila do ti pëlqej përdoruesve të rinj dhe atyre që ndihen ashtu”,- thanë njerëzit e Nokia-s gjatë prezantimit. Nënkryetarja e sektorit të Nokia Smart Devices, Jo Harlow, tha se “Nokia po vazhdon me strategjinë me të cilën synojmë të përfshijmë një gamë më të gjerë të përdoruesve dhe tregje të reja. Me dizajn inovativ, softuerin më të ri të Windows Phone dhe karakteristikave dhe aplikacioneve të cilat i ka zhvilluar Nokia, Lumia 620 është pajisje tejet konkurruese në këtë klasë çmimesh.”

Me kamerën kryesore prej 5 megapikselëve dhe kamerën e pasme VGA, Nokia Lumia 620 mund të krenohet me lentet ekskluzive të Nokia-s sikurse ato të pajisjeve Lumia 920 dhe Lumia 820.

Sistemi operativ Windows Phone 8 në këtë pajisje mundëson përdorimin e Microsoft Office, 7 GB hapësirë në SkyDrive dhe kërkim më të shpejtë dhe të sigurt në internet përmes shfletuesit Internet Explorer 10. Të gjitha këto karakteristika dhe opsione i mundëson procesori i Qualcomm, Snapdragon™ S4 Plus.

Nokia Lumia 620 do të jetë në dispozicion në një mori ngjyrash: gjelbër, portokalli, verdhë, bardhë, zezë etj.

Çmimi i rekomanduar i kësaj pajisje është 190 euro, kurse në dispozicion do të jetë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm ku së pari pritet të fillojë me shitjet në Azi e më pastaj do të fillojnë shitjet edhe në Europë e më gjerë. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit