14.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Prezantohet smartfoni i palosshëm Galaxy X me ekran 7.3-inç

Më të lexuarat

Gjiganti i teknologjisë, Samsung ka prezantuar smartfonin e saj të palosshëm të quajtur Galaxy X në javën e teknologjisë CES 2018.

Galaxy X, për të cilin është përfolur shumë kohëve të fundit, është prezantuar para të interesuarve gjatë një konference për shtyp, transmeton Koha.net. Sipas disa burimeve të cilat kanë më shumë detaje në lidhje me këtë smartfon, theksojnë se Galaxy X është pothuajse në përfundim të prodhimit dhe prodhimi masiv i tij pritet të fillojë në nëntor të këtij viti.


Samsung në CES 2018 solli disa prototipe të këtij smartfoni përmes të cilave të pranishmit në konferencë kanë pasur mundësinë të shohin se si duket ky smartfon i cili mund të paloset nga të dyja anët.

Kur është fjala për madhësinë e telefonit, sipas disa burimeve konfirmohet se Galaxy X do të vijë me ekran 7.3-inç.

Sa i përket lansimit, nuk është zbuluar se kur do të lansohet smartfoni i palosshëm i Samsungut – Galaxy X.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit