8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Prezantimi i iPHONE 8 (Foto/Video)

Më të lexuarat

Sot prezantohet iPhone 8, X, iOS 11 dhe produktet tjera më të reja nga kompania Apple, Telegrafi do t’ju informojë në kohë reale për të gjitha të rejat nga evenimenti në teatrin “Steve Jobs” në Kaliforni.

https://youtu.be/McvLyEYwVvg

Tim Cook është duke mbajtur një fjalim prekës për mikun e tij të ndjerë Steve Jobs, njëherit themelues i kompanisë Apple.

Këto fjalë prekëse është duke i thënë me rastin e përurimit të parkut që mban emrin “Steve Jobs”, për të cilin Cook thotë se ka qenë një vizionar i cili ndërroi të ardhmen e njerëzimit për të mirë.

E gjithë salla është ngritur në këmbë derisa ai po flet për njeriun i cili solli në treg telefonat e ndjeshëm në prekje.

Cook gjithashtu ka bërë të ditur se stafi i kompanisë pritet të zhvendosen në “teatrin” e ri të cilin ata e quajnë park, që konsiderohet si objekti më modern që ndonjëherë është ndërtuar.

iPhone X do të jetë i disponueshëm në treg me 64 GB me një çmim prej 999  dollarë, kurse porosit e tij mund të bëhen nga 27 tetori, dhe në treg do të jetë i disponueshëm nga 3 nëntori.

iPhone X mbushet përmes metodës wireless me pajisjen e quajtur Air Power, i cili konsiderohet si e ardhmja e telefonave të mençur.

iPhone X ka një bateri më të sofistikuar, pasi jetëgjatësia e saj është më e madhe për dy orë sesa modeli iPhone 7, si dhe mbushet më shpejt.

Derisa të gjithë po i referohen emrit zyrtar iPhone X, në fakt bëhet fjalë për telefonit e Apple që quhet iPhone “dhjetë”.

Ajo çfarë e bën të veçantë modelin X të iPhone, është detektimi i fytyrës përmes kamerës, e cila i mundëson përdoruesit të hap telefonit dhe të mos brengoset për të dhënat që gjenden brenda tij.

Prezantohet edhe versioni i shumëpërfolur iPhone X, i cili ka një dizajn unik dhe sjell risi që nuk i kemi parë në telefonat tjerë.

Këto janë disa nga karakteristikat e tij:

HDR display

Dolby Vision and HDR10

One million-to-one kontrast radio

Color accuracy

3D Touch

True Tone display

Versioni iPhone 8 prej 64 GB do të kushtojë 699 dollarë, ndërsa iPhone 8 Plus me 64 GB do të kushtojë 699 dollarë.

Gjithashtu do të jenë të disponueshëm në treg edhe versionet prej 256 GB, kurse porositë mund të fillojnë të bëhen nga 19 shtatori, ndërsa në treg do të dal më 22 shtator.

Sipas Tim Cook, iPhone i ri dëgjuese wireless me të cilat mund t’i shijojmë në maksimum këngët tona të preferuara, ndërsa pjesa e pasme e telefonit është e pajisur me xham wireless për mbushje pa tela.

Formati i videos të realizuar me kamerë të iPhone 8 janë 4K me rezolucion A080p 240 fps.

Cilësia e fotografive të shkrepura nga kamera e re 12 MP e iPhone 8, padyshim që është dukshëm më e mirë sesa modeli i kaluar, dhe këtë gjë më së miri e dëshmojnë fotografitë e publikuara më poshtë.

Dhe më në fund qershia mbi tortë, Apple është duke prezantuar iPhone 8, i cili do të jetë i disponueshëm në treg me gjashtë ngjyra të ndryshme, derisa ekrani dhe xhami i tij do të jetë i përforcuar me çelik.

Ekrani i tij do të dalë në treg në dy versione atë me 5.5 inç dhe 4.7.

Kamera e pasme do të jetë prej 12 MP, me filtra të ri që i mundëson të shkrep fotografi më të pastra.

Të gjithë të interesuarit për televizionin më të ri Apple TV 4K, do të mund ta kenë në shtëpitë e tyre pas 22 shtatorit.

Ky televizion do të jetë i disponueshëm në treg në tre versione – Apple Tv 32 GB për 149 dollarë, Apple TV 4K 32 GB për 179 dollarë dhe Apple TV 4K 64 GB për 199 dollarë

Cilësia e fotografisë të televizionit më të ri të Apple 4K është përmirësuar dukshëm, falë një çipi të ri të A10X të instaluara brenda televizionit.

Apple nuk ka të ndaluar, pasi ata në këto momente është duke u prezantuar modeli i ri i televizionit i njohur si “Apple TV” që vjen në formatin 4K.

Të gjithë të interesuarit lidhur më këtë orë të mençur, do të mund të bëjnë porositë nga 15 shtatori, kurse në treg do të jetë i disponueshëm nga 22 shtatori.

Versioni bazik pritet të kushtojë 329 dollarë, derisa ai me telefon 399, gjithashtu do të jetë i disponueshëm në disa ngjyra.

Falë një mikroçipi të instaluar brenda orës, “Apple Watch” do të ketë për 85 për qind më të shpejtë wi-fi dhe Bluetooth-in.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit