9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Presidentja Jahjaga ka mandat pesëvjeçar

Më të lexuarat

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mandat pesëvjeçar. Kështu ka marrë vendim Gjykata Kushtetuese, vendim ky që pritet të bëhet publik javën e ardhshme. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e Re”, një burim brenda Gjykatës Kushtetuese.

“Jahjaga ka mandat të plotë pesëvjeçar. Ajo mund ta ushtrojë postin e presidentes deri në vitin 2016. Vendimin lidhur me këtë çështje Gjykata Kushtetuese pritet ta publikojë në fillim të javës ardhshme, saktësisht të hënën”, ka thënë ky burim.

Po ky burim ka treguar Gjykata Kushtetuese e ka marrë këtë vendim duke u bazuar edhe në vendimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili në pikën e parë shpjegon procesin e votimit të zgjedhjes së presidentes, ndërsa në pikën e dytë, e cila konsiderohet e rëndësishme, tregon se presidentja Jahjaga ka mandat pesëvjeçar ashtu siç e përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, një burim brenda kabinetit të presidencës i ka thënë “Epokës së Re”, se Jahjaga do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu sikurse edhe marrëveshjen me të cilën është bërë presidente.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit