4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Presidenti Trump në Palestinë: Do bëj gjithçka për paqen me izraelitët

Më të lexuarat

Presidenti amerikan, Donald Trump u angazhua sot në Betlehem në Cisjordaninë e pushtuar se do të bëjë gjithçka është në mundësinë e tij për të ndihmuar izraelitët dhe palestinezët të arrijnë një marrëveshje paqeje.

“Paqja është një zgjedhje që duhet të bëjmë çdo ditë dhe SHBA-ja janë këtu për të ndihmuar që të bëhet e mundur kjo ëndërr”, deklaroi Trump në prani të presidentit palestinez, Mahmoud Abbas.

“Jam i vendosur të përpiqem të mbyll një marrëveshje paqeje mes Izraelitëve dhe Palestinezëve dhe kam për qëllim të bëjë gjithçka mundem për t’i ndihmuar të arrijnë këtë objektiv”, shtoi ai.

“Presidenti Abbas më garantoi së është gati të punojë drejt këtij objektivi dhe kryeministri Netanyahu më premtoi të njëjtën gjë”, theksoi ai, një ditë pasi takimit në Jerusalem me shefin izraelit.

Donald Trump ndodhet në Territoret Palestineze në kuadër të turit të tij të parë ndërkombëtar, ku dy vizitat e para i zhvilloi në Arabi Saudite dhe Izrael, më pas ai do të shkojë në Itali, Vatikan dhe Belgjikë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit