14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Presidenti Meta: Qytetarët e Kosovës dhanë shembullin më të mirë të demokracisë

Më të lexuarat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i ka quajtur zgjedhjet e mbajtura në Kosovë një shembull të shkëlqyer të funksionimit të demokracisë.

Meta në Facebook ka shkruar se qytetarët e Kosovës në ditën e zgjedhjeve kanë treguar shembullin më të mirë të demokracisë./tg

Shkrimi i plotë i Presidentit Meta

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë, një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit te demokracia dhe vota e lirë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë! 🇽🇰👏 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit