11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Presidenti Meta merr dhuratën e çmuar në 30-vjetorin e rikthimit të Lirisë Fetare, citon fjalët e Myftiut të Shkodrës: Gurët dhe muret i shembën, por…

Më të lexuarat

Nëpërmjet një postimi në facebook, Presidenti përmes fjalësve të Myftiut të Shkodrës ka shpërndarë edhe një mesazh: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.

2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan”, shkruan ndër të tjera Presidenti.

Postimi i plotë:

Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.

2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.

Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: “Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit