20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Presidenti i Shqipërisë pritet të arrij sot në Kosovë

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me zonjën e parë, Odeta Nishani, dhe në krye të delegacionit shqiptar niset sot për në Republikën e Kosovës, ku me ftesë të presidentes, Atifete Jahjaga, do të zhvillojë një vizitë zyrtare treditore, njoftohet përmes një komunikate. Në këtë vizitë të parë shtetërore në Kosovë në cilësinë e kryetarit të shtetit, presidenti do të kryesojë një delegacion të gjerë zyrtar, në përbërje të së cilit do të jenë dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, ministri i Brendshëm, Flamur Noka, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatos Hoxha dhe presidenti i Unionit të Dhomave të Tregtisë, Ilir Zhilla.

Disa nga veprimtaritë që spikasin në agjendën e ngjeshur të vizitës së kreut të shtetit shqiptar në Kosovë do të jenë: takimi me presidenten Atifete Jahjaga, në përfundim të së cilit të dy homologët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, takimi me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili do të pasohet nga një seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të Presidentit Nishani, si dhe takimi me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani pritet të zhvillojë takime të veçanta edhe me kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe njëkohësisht Kreun e LDK-së, Isa Mustafa, me zëvendëskryeminstrin dhe Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, me zëvendëskryetarin e AAK-së, Blerim Shala, me drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe me autoritete të tjera vendore në Kosovë, si dhe me zëvendëskryeministrin, Sllobodan Petroviq.

Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite zyrtare, kryetari i shtetit shqiptar do të zhvillojë homazhe në vendprehjen e ish-presidentit Rugova dhe në varrin e Adem Jasharit, të cilat do të pasohen nga vizita e presidentit Nishani në familjet respektive të këtyre figurave të shquara historike të Kosovës. Kreu i shtetit do të vizitojë dhe familjen martire të Haradinajve në Gllogjan, si dhe do të ndalet për të vizituar muzeun e Lidhjes historike të Prizrenit, Kishën Katolike të Binçës, Manastirin e Deçanit dhe Xhaminë e Sinan Pashës. Një etapë e veçantë e kësaj vizite do të jetë edhe fjala që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të mbajë në Universitetin AAB, në prani të shumë përfaqësuesve nga bota akademike, të shoqërisë civile kosovare, intelektualë, pedagogë dhe studentë./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit