6.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë mesazhe urimi nga Erdogani

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë në mesazhin e tij thekson se i kushtojnë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë e përbashkët

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë mesazhe urimi nga homologë të vendeve të ndryshme me rastin 106-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, mes tyre edhe nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në mesazhin e tij thekson se i kushtojnë një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe që burojnë nga lidhjet e miqësisë dhe të vëllazërisë të mbështetura në historinë e përbashkët.

“Janë për t’u vlerësuar sukseset e vendit tuaj në integrimin evropian dhe në zhvillimin ekonomik. Ne e ndjekim me kënaqësi kontributin e këtyre sukseseve, si për vendin tuaj, ashtu edhe për stabilitetin në Ballkan”, thuhet në mesazhin e urimit të presidentit turk për homologun Meta, publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë.

Ndërkohë, Meta ka marrë mesazhe urime edhe nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç, presidenti italian, Sergio Mattarella, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, presidenti i Kinës, Xi Jinping, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin dhe homologë të tjerë.

Kujtojmë se në Shqipëri 28 Nëntori festohet si Dita e Flamurit dhe Pavarësisë që është festë zyrtare, pasi më 28 nëntor të vitit 1912 Shqipëria shpalli pavarësinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit