Presidenti i ri egjiptian, po bën ç’mos për ti rikthyer vendit të tij statusin që i takon

0
41

Sipas gazetës Finantial Times, presidenti i ri egjiptian, Muhamed Mursi, po bën ç’mos që vendi i tij të ketë statusin dhe rolin që i takon në rajon, status i cili është nëpërkëmbur gjatë sundimit të Mubarakut.

Gazeta thotë se Mursi ka vendosur një listë prioritetesh për sigurinë kombëtare. Ai ka zgjeruar marrëdhëniet diplomatike duke përfshirë edhe shtete të cilat Egjipti i para revolucionit, i kishte injoruar dhe lënë pas dore.
Gjatë disa dekadave, Egjipti qëndronte fuqishëm në kampin amerikan, pasi SHBA-të ishin partneri kryesor i armatimit të ushtrisë egjiptiane. Por që nga dy vizitat e presidentit Mursi në Iran dhe Kinë, dy rivalet e SHBA-ve, zëdhënësi i presidentit ka deklaruar se Egjipti pas revolucionit nuk do të renditet tek asnjë bosht i fuqive ndërkombëtare.
Lidhur me rolin rajonal, gazeta përmend propozimin e Egjiptit, për ta bashkuar Iranin bashkë me Turqinë dhe Arabinë Saudite, në bisedimet për dhënien fund të krizës në Siri, të cilat udhëhiqen nga vetë Egjipti. Sipas gazetës, një propozim i tillë bie ndesh me përpjekjet izraelite dhe ato amerikane për izolimin e Teheranit për shkak të programit të tij bërthamor. /A.online/kohaislame