15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Presidenti Erdogan: Vendet evropiane zbatojnë standard të dyfisht ndaj Turqisë

Më të lexuarat

Presidenti Erdogan vlerësoi rendin e ditës në një emision të përbashkët të dy kanaleve televizive.

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se vendet evropiane janë duke zbatuar standard të dyfishtë ndaj Turqisë në çështjen e demokracisë.

Në prononcimin e tij të bërë për një program të përbashkët të dy kanaleve televizive private, Presidenti Erdogan tha: “Aktualisht ne jemi duke i përmbushur të gjitha përgjegjësit përballë Bashkimit Evropian, por shohim se BE-ja nuk e bënë këtë. Ne besojmë se me vullnet të mirë do të mund të kryejmë këtë punë dhe do të hedhim hapa në këtë drejtim. Në qoftë se kanë vullnet të mirë ndaj Turqisë atëherë duhet ta zgjidhin këtë problem. Në të kundërtën ne do të detyrohemi të kërkojmë rrugëdalje tjetër. Nuk do të thotë se kjo zgjidhje duhet të jetë patjetër BE-ja”.

Duke e vënë në dukje se Turqia ndodhet në mesin e 6 vendeve të botës, të cilat prodhojnë avionë të telekomanduara të armatosura, Presidenti Erdogan tha se ajo tani është në pozitë për të prodhuar vet bombat kombëtare inteligjente.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes në lidhje me ndonjë operacion të mundshëm atiterror matanë kufirit , Presidenti foli kështu: “Nëse ndjehet nevoja ne nuk falim, nuk marrim leje prej askujt. Kjo mund të jetë si në Siri ashtu edhe veri të Irakut. Ne nuk mund të tolerojmë kërcënimet ndaj vendit tonë”.

Presidenti Erdogan gjithashtu preku edhe në çështjen e prodhimit të automobilit vendor dhe tha se tanimë është i njohur edhe CEO i ri i këtij projekti.

“Ne deri në vitin 2021 do të prodhojmë një makinë elektrike me ngasje inteligjente. Unë kërkova 5 trima, të cilët dolën dhe formuan një konsorcium. Në krye të këtij konsorciumi u emërua Mehmet Gurcan Karakas nga kompania “Bosch”. Shpresojmë që së bashku me Zt. Karakas ta fillojmë këtë proces së bashku”, shtoi Erdogan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit