7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Presidenti Erdogan uroi gjithë botës islame muajin e shenjtë të Ramazanit

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan uroi tërë botës islame muajin e shenjtë të Ramazani.

Presidenti Erdogan syfyrin e parë e bërë në avion së bashku me bashkëshorten Emine Erdogan gjatë kthimit nga vizita zyrtare në Londër.

Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, Presidenti Erdogan publikoi një mesazh pamor nga avioni.

Presidenti Erdogan mesazhin e tij e filloi me fjalët: “I uroj popullit tim të dashur muajin e shenjtë të Ramazanit, fillimi i të cilit është i mbushur me mëshirë, mesi me falje të mëkateve dhe fundi me shpëtim nga zjarri i ferrit”, ndërsa e vijon mesazhin me këto fjalë: “Ju uroj një Ramazan të mbushur plotë me unitet, solidaritet, syfyre të shumta dhe iftare me plotë begati. Ashtu siç hymë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, lus Allahut të na takojë edhe me bajramin pas Ramazanit”.

Presidenti Erdogan mesazhin e tij e vijoi me këto fjalë: “Natyrisht që këtë Ramazan po e fillojmë me masakrat e Izraelit të kryera në Jerusalem dhe jemi të pikëlluar për këtë. Kërkoj mëshirë prej Allahut për të gjithë dëshmorët tanë, ndërsa rreth 2 mijë e 500 të plagosurve u uroj shërim sa më të shpejtë. Me këtë rast uroj që uniteti, solidariteti ynë të jetë i përhershëm, ndërsa uroj që zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 24 qershor të jenë të dobishme për popullin tonë”.

Këtë mesazh pamor Presidenti Erdogan e ka postuar edhe në llogaritë e tij në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit