13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Presidenti Erdogan i përgjigjet pretendimeve të Trumpit

Më të lexuarat

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se vendimin për pastorin amerikan, Andrew Brunson gjyqësori turk e ka dhënë në mënyrë të pavarur.

 

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se vendimin për pastorin amerikan, Andrew Brunson gjyqësori turk e ka dhënë në mënyrë të pavarur.

Presidenti Erdogan iu përgjigj pretendimeve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter.

“Zt. President, ashtu siç kam theksuar çdo herë, gjyqësori turk vendimin e mori në mënyrë të pavarur. Shpresojë që ShBA-ja dhe Turqia të vazhdojnë me bashkëpunim ashtu si i ka hije dy aleatëve dhe zhvillojnë një luftë të përbashkët kundër organizatave terroriste me në krye PKK-në, DAESH-in dhe FETO-n”, bëri të ditur Erdogan.

Presidenti Donald Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter në lidhje me lirimin e pastorit amerikan Brunson kishte shkruar: “Do të ishte mirë ta takoja sërish atë (Brunson). Dua ta falënderojë Presidentin Erdogan për ndihmën e dhënë”.

Pastori amerikan, Andrew Brunson, i cili gjykohej për krime të kryera në emër të organizatave terroriste dhe spiunazh, dje për herë të katërt u paraqit para trupit gjykues në Izmir. Pastori ishte dënuar me 3 vite e një muaj burgim, ndërsa u lirua pasi iu llogarit koha sa mbahej në paraburgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit