6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Presidenti egjiptian nuk merr pjesë në samitin e Tehranit

Më të lexuarat

Sipas burimeve egjiptiane, presidenti i vendit Muhamed Mursi, ka vendosur të mos marrë pjesë në samitin e Teheranit ku do të mblidhen shtetet neutrale, ku Irani do të marrë udhëheqjen e këtyre shteteve nga Egjipti.

Burimet e informacionit thonë se ky qëndrim ka ardhur për shkak të politikës së ndjekur nga Irani në mbështetje të regjimit sirian. Presidentin do e përfaqësojë kryeministri i ri, ose ministri i jashtëm.
Nga ana tjetër, ambasadori egjiptian në Irak, Sherif Shanih, ka deklaruar se presidenti egjiptian do të shkojë atje për një vizitë zyrtare së afërmi. Ai tha se Egjipti po bën ç’është e mundur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe në shërbim të dy popujve. \ardhmeriaonline\kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit