8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidenti Bujar Nishani vizitë në Bullgari. Mbështetje e palëkundur për Kosovën

Më të lexuarat

Presidenti i Republikës Bujar Nishani së bashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani dhe delegacionin zyrtar nisi sot vizitën shtetërore në Bullgari me ftesë të homologut të Tij, Presidentit bullgar Rosen Plevneliev. Kryetari i Shtetit shqiptar pasi u prit me ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes në Sheshin “Aleksandër Nevski” të Sofjes, ku u ekzekutuan dy himnet kombëtare respektive, vendosi një kurorë me lule në shenjë nderimi para Monumentit të Partizanit të Panjohur.

Të dy Presidentët zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë të pasuar nga bisedimet dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive. Një nga temat kryesore të bisedimeve zyrtare ishte mbështetja e palëkundur nga ana e Bullgarisë ndaj Kosovës për përfshirjen e saj në nisma dhe projekte rajonale, ashtu edhe në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sidomos për anëtarësimin e saj në UNESCO. Më pas të dy Krerët e Shteteve dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit